Pashk Laska: Në burg ose unë, ose Xhelal Mziu…

2 Maj 2018, 09:06Sport TEMA

Pas deklaratës së kryebashkiakut të Kamzës, ku përpara fillimit të ndeshjes, në një prononcim për “Panorama Sport” parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Vllaznia-Laçi, ka reaguar edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska.

Kjo ishte hera e dytë që Mziu parashikonte saktë rezultatin e një ndeshje, pasi më parë kishte parashikuar Teuta-Laçi. Në të dyja herët protagonist ka qenë skuadra e Laçit.

Parashikimet e Mziut kanë ngritur dyshime të mëdha në opinionin sportive.

Nga ana tjetër, president i Laçit, Pashk Laska ka reaguar ashpër, ku në një intervistë për “Sport Ekspres” deklaron se do e çojë një gjyq presidentin e Kamzës dhe se shteti duhet të veprojë në lidhje me këtë ngjarje.

“Nëse thuhet diçka e tillë duhet çuar deri në fund, duhen thënë të gjitha.

Ose jam unë fajtor, bashkë me Laçin, ose Mziu të mbajë përgjegjësi.

Unë e kam paditur në gjykatë Mziun.

Pse nuk shkon ky zotëria të japë prova në Prokurori?

Herën e parë në ndeshjen ndaj Teutës nuk ia vura re, ndoshta ishte i ngarkuar emocionalisht, por kësaj here do të thotë që ai e ka personale me ne.

Kjo histori më ka stresuar shumë.

Prokuroria duhet të interesohet dhe të përfshihet në këtë ngjarje.

Fillimisht mendova që ishte shpikje gazetarësh, më pas kuptova se e ka thënë realisht Mziu, i cili mesa duket e ka përdorur si strategji për të venë në vështirësi ekipin tim.

Ky është sporti ynë, ose ta pastrojmë dhe të shkojmë në prokurori e kush ta meritojë burgun, ose secili të flasë në tym dhe të akuzojmë gjithë ditën njëri-tjetrin.

Si mund të dalë dikush e të bëjë thirrje publike që të vendosen baste për ndeshjen e Superiores? A ka shtet këtu?

Pse nuk e thërret kush këtë person me pushtet që jep deklarata të tilla, për çfarë i jep, çfarë di dhe kush ia ka thënë?”, u shpreh Laska.

4 komente në “Pashk Laska: Në burg ose unë, ose Xhelal Mziu…”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kete se kane bere me te vrare ne sy te gjithe botes mor derebardhe.. Po kerkon shume me standartet e Albos…

    1. katrahura says:

      Cfare keni me Pashkun e shkrete?
      Ai eshte president klubi sic ishte dikur Sudja!
      Paret qe jep ai jane te dikujt tjeter!

  2. Edi says:

    Sa vota dhe ne Asamble per Duken e krimit, o Pashuk, o injorant. Vete, Eduard Tanushi dhe Sajmir Xhetani. Pse e do kaq shume Duken, apo se te ka dhene bashke me Takajn e Skenderbeut dy Kupa Republike ne kater vitet e fundit. Si kane qene ndeshjet e Lacit me Skenderbeun ne kater vitet e fundit, o shpellare injorant? Pse je zhduk nga Laci 3 muaj para dy-tri vitesh, kur u the disa njerezve atje se ndeshja e Lacit ne Kupat e Europes do dale keshtu dhe ata shkunden xhepat, por ti me Duken dhe Hasanbelliun ndryshuat plan e bete te kunderten, duke fituar per vete. Cfare biznesi ke te pasqyruar ne organet tatimore qe e mban ekipin, duke shpenzuar nga 600 mije euro ne vit? Nga i merr te ardhurat, vec shitjes se ndeshjeve ne baste. Ti kerkon nderhyrjen e shtetit, por shtet nuk ka vertet, se te kishte te bente “skanerin” e shpenzimeve ty dhe te gjithe sojit tend, qe jeni bere presidente dhe jeni “zarat” e Dukes ne kete sistem mafioz te futbollit shqiptar. Mziu tha nje te vertete qe e dinte gjysma e qytetit te Lacit, qe Vllaznia do te fitonte ndaj jush. 1-0 apo jeter rezultat, pak rendesi ka. Le t’i zbardhin tabulatet e telefonike tri dite rresht para ndeshjes ne Shkoder dhe te shohim me ke ke fol, edhe me dy ish-lojtare te tute, qe benin gjasme ndermjetesin, dhe shperblimin qe ishte vene per Vllaznine e more ti. Sa gjera ka per ty o Pashuk, dhe per sojin tend ne futbollin shqiptar, bashke me kancerin Duka. Ti them keto une, qe te njoh mire, dhembe e dhemballe, sepse kam qene pjese e ekipit tend kur i rrihje lojtaret me shufra hekuri, kur benin nje gabim njerezor. Mziu mund te kete 1 milion gabime, edhe pse votoi per Duken ne asamblene e shkurtit, por kesaj here ka thene nje te vertete qe e dine te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje