Arturo Vidal ka shpërthyer keq kundër arbitrit dhe futbollistëve të Real Madrid pas eliminimit të Bayern në gjysmëfinalen e Champions League.
Ai e ka parë ndeshjen nga TV dhe nuk udhëtoi me skuadrën në Madrid për shkak të një dëmtimi.
Por ai ka qenë i ashpër në Instagram, kur ka shkruar: “Otra vez!!! Penal mierdaaaa” (Sërish!!! Kriminelë muti!).
Reagimi i tij erdhi pas mohimit penalltisë në rastin e prekjes së topit me dorë nga Marcelo kur ndeshja ishte ende 1-1.
Në përfundim të ndeshjes Vidal ka fyer spanjollët duke shkruar “Ratonessss” (Minj) mbi imazhin e Real.
Kujtojmë që në gjysëmfinalen e vitit të shkuar, Vidal u ndëshkua padrejtësisht nga arbitri me të kuq, ndërkohë që Reali shënoi du gola në pozicion jashtë loje, të cilët u konsideruan të rregullt nga arbitri i ndeshjes.
Po ti ca je shkerdhat e mercenar muti