Nga Bedri Islami
Saimir Tahiri, ditën e djeshme, lajmëroi largimin e tij si deputet i parlamentit shqiptar dhe se, në kushte të njëjta me secilin qytetar shqiptar, pret të ballafaqohet me ligjin.
Në mendimin tim ai bëri gjënë e duhur, megjithëse disi me vonesë. Por, edhe tani, nuk është vonë për të patur një rrugë më të lirë hetimi dhe gjykimi, nëse ndodh kjo, për gjithçka që është dyshuar në jetën e tij si ministër i brendshëm.
Ka gjashtë muaj që çështja “Tahiri” është më e përfolura, më e ndjekura, më seriozja dhe prova e një ballafaqimi mes së vërtetës në jetën e drejtësisë shqiptare dhe të rremes së deritashme.
Nuk e paragjykoj Saimir Tahirin. Nuk e di nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Në gjashtë muaj kundër tij është hedhur një mal me akuza të politikës së ditës, dhe nga ana tjetër është hedhur poshtë po ky mal, sa që secili e ka të vështirë të zbulojë se çfarë gjenet në të vërtetë në fillesën e kësaj rropullie.
Duke qenë ministri i punëve të brendshme më jetëgjatë në detyrën e tij pas vitit 1990, ka qenë e natyrshme të ketë shumë mendime, pro e kundër tij, por në fund të fundit strukturat e drejtësisë, të monitoruara nga ndërkombëtarët do e japin verdiktin e tyre.
Që kjo çështje nuk është jashtë vëmendjes ndërkombëtare e bëri edhe më të qartë ambasadori amerikan, Donald Lu, në prononcimin e tij të fundit.
Për gjashtë muaj opozita kishte të njëjtin lejtmotiv: përse Tahiri nuk hoqi dorë nga imuniteti i tij, dhe përtej saj, përse shumica po e mbron me çdo kusht , përmes forcës së kartonit, imunitetin e deputetit Tahiri.
Sipas saj, pas këtij imuniteti fshiheshin raportet mes Ramës dhe Tahirit, mes këtij të fundit dhe shumicës dhe se, nëse ai do të ishte pa imunitet, gjithçka do të përmbysej, shumica qeveritare do të binte, shteti do të thërrmohej etj.
Në të gjitha prononcimet, brenda e jashtë vendit, të opozitës dhe të një grupimi analistësh, shumë nga të cilët në të njëjtën linjë me opozitën, është vënë theksi pikërisht tek imuniteti i Tahirit, si garanti i tij për të mos qenë objekt i hetimit, gjykimit e dënimit.
Të gjithë drejtuesit e opozitës, një zëri ose në zëra të ndryshëm, çuditërisht opozitarët burra kishin zë femror, ndërsa opozitaret kishin zë burri, i thonin Tahirit: zbrit nga imuniteti. Shkonin dhe më tej, me të njëjtat zëra i thonin shefit të qeverisë: Zbrite nga pema e imunitetit, mos e mbro, sa kohë Tahiri është në imunitet, do të thotë se jeni një dyshe e pandarë, se jeni njëlloj, se duke mos hequr imunitetin, mbron krimin etj.
Tani, Tahiri, vetë ai ose me shtytjen e dikujt tjetër, në këtë rast nuk është primare, zbriti nga pema e madhe e imunitetit, ku kanë hipur prej vitesh shumë të tjerë, si Mediu, Basha, Bumçi etj dhe nuk po zbresin.
Tani që ai zbriti, filloi pjesa e dytë e thirrjeve: Hip në imunitet. Ke zbritur se kjo është lojë, se po luan lojën e Ramës, se pas tërheqjes tënde do të jesh në arrest shtëpie, se është marrëveshje e fshehtë, se ia kërkoi gjermani, se erdhën prova të reja dhe Rama i ka premtuar që të ruajë veten.
Gjashtë muaj rresht imuniteti ishte patatja e nxehtë e opozitës.
Të jemi të qartë, edhe nëse kjo do i ndodhte opozitës kur ishte në pushtet, për shumicën e sotme në opozitë do të ishte po ashtu patate e nxehtë.
Por, në gjashtë muaj, opozita donte heqjen e imunitetit. ja, u hoq! Po tani?
Përsëri nuk është e një mendje. Për opozitën, sot, është më mirë që Tahiri të kishte imunitet, pra të hipe në pemën e madhe të mbrojtjes së imunitetit dhe prej sa të fërshëllente përmes gjetheve. Sepse, kur je pjesë e krimit, vetëm me gjethet e imunitetit mund të mbrohesh.
Mbrohesh, edhe pse ke qenë i akuzuar zyrtarisht për përvetësime qindra milionësh, edhe pse je pjesë e një vrasje makabre si në Gërdec, mbrohesh edhe nëse vret në mesin e bulevardit…fshihesh edhe nëse paralajmëron se do e vrisje vetë shefin e opozitës dhe do i mbaje fjalimin më të fortë në botë, fshihesh edhe nëse biri yt dërgoi në pasjetë, përmes shpërthimeve 36 vetë, mes tyre edhe fëmijë.
Tahiri, vonë ose herët, e dha dorëheqjen e tij.
Opozitën, si ishte e pritshme, më shumë e tremb shembulli i tij, se nesër mund të ia kërkojnë edhe pjesëve të saj, ndaj i thotë se, kjo heqje imuniteti është lojë, hip përsëri në pemë dhe prej aty prit kur të të gjuajmë. Por, mos u ul, se, ku i dihet, nesër mund të na ulin edhe ne.
Histori shqiptare!
Droga ne Shqiperi,dashurine e pare e ka me PD dhe aqitektin e saj S.Berisha.
Me Tahirin.PD ka bere politik,per te rezuar Ramen dhe do vazhdoj ta bej.
Nuk i intereson Tahiri,por kapja e pushtetit me “revolta popullore”,ku i mungon mbeshtetja.
PD e di fort mire se ne pushtet nuk vjen me voten e popullit,por shpreson tek qeveria “antimafia” apo dicka tjeter si kjo, per ti futur duart ne kutit e votimit.
“Strategu” i saj ne “ilegalitet” u lodh duke bere thirje per permbysjen e Rames me dhune.
Pushteti i tij qe buronte nga Prokuroret e koruptuar ,Kryespiuni dixhital,te emeruar prej tij,po i largohen dita dites.Nuk do jete e larget dita kur “Titaniku” Berisha do fundas ne fundin e mbeturinave.
Besoj në pafajësinë e Sajmirit. Po të kishte diçka do e kishin ngrenë së gjalli deri tash Llalla me ushtarët e tij. Opozita e sulmon që në rast arresti Berishën apo tjerët të thonë që Tahiri është kriminel nuk vlejnë faktet e tij.
Fuck pd.
do ket arrestime nga te dyja krahet pd e mir kete
—Original Message—–
From: Alban Dega
Sent: Thu, Oct 19, 2017 4:08 :15 AM EDT
Pak mendime me shume fakte
” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI, LUL, CIZME. FLORIRIT …
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !