Ish-ministri i PD: Tahiri është i pafajshëm, deri tani nuk ka asnjë akuzë konkrete nga Prokuroria

4 Maj 2018, 12:49Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm i Partisë Demokratike, Bashkim Kopliku ka reaguar një ditë pasi Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga posti i deputetit.

Në një koment që ka lënë në statusin e një miku të tij Kopliku thotë se Tahiri është i pafajshëm dhe se deri tani sipas tij nuk ka asnjë akuzë konkrete nga Prokuroria për të.

Në opinionin tim, unë nisem thjeshtë nga ndjekja e çështjes Tahiri nëpërmjet masmediave, por edhe e punës së tij 4-vjeçare, që më ka entuziazmuar, sidomos në zhdukjen e Drogës nga Lazarati, por edhe nëshumë përmirësime të Policisë, në drejtimet tjera, që nuk kanë të bëjnë me drogën.

Nuk kam dëgjuar deri sot asnjë akuzë konkrete të vetme nga Prokuroria! Parantezë: për prukurorinë e “para znj. Marku”, kam paragjykimin më negativ, si pjesa më e korruptuar e Shqipërisë—fund i parantezës.

Natyrisht nuk i quaj akuza, ato që thuhet se ka nxjerrë Prokurori, si p.sh. se nëse emrin tim, si ministër, e përmendkan një grup trafikantësh duke u mburur se më kanë mik apo kushëri”, shkruan ish-ministri i PD.

Reagimi i plotë i Bashkim Koplikut

Lad, paragjykoj se Tahiri është i pafajshëm përsa i përket asaj që u akuzua nga Prokuroria: përkrahje e trafikantëve etj.

Është e qartë se për Tahirin paskemi mendime të ndryshme, që natyrisht nuk ka të bëjë fare me respektin tonë reciprok: Ladi–Bashkimi.

Ti e njeh besoj edhe personalisht Tahirin, pra ke një supermaci ndaj meje që nuk e njoh personalisht.

Në opinionin tim, unë nisem thjeshtë nga ndjekja e çështjes Tahiri nëpërmjet masmediave, por edhe e punës së tij 4-vjeçare, që më ka entuziazmuar, sidomos në zhdukjen e Drogës nga Lazarati, por edhe nëshumë përmirësime të Policisë, në drejtimet tjera, që nuk kanë të bëjnë me drogën. Nejse…!

Nuk kam dëgjuar deri sot asnjë akuzë konkrete të vetme nga Prokuroria! Parantezë: për prukurorinë e “para znj. Marku”, kam paragjykimin më negativ, si pjesa më e korruptuar e Shqipërisë—fund i parantezës. Natyrisht nuk i quaj akuza, ato që thuhet se ka nxjerrë Prokurori, si p.sh. se nëse emrin tim, si ministër, e përmendkan një grup trafikantësh duke u mburur se më kanë mik apo kushëri.

Lad, një politikan, aq më tepër një ministër i brendshëm, takon e ka “miq” me mijëra njerëz, dhe në mes tyrë natyrisht që ka edhe keqbërës: por ky fakt nuk është faj, përkundrazi.

Nuk po e zgjas me hollësi, se si ish-ministër i brendshëm mund të vazhdoja pa fund…

Por nuk mund të ri pa e përmendur faktin pa precedent, që dha dorëheqjen si ministër, gjë që e bëri në kohën e duar.

Lad, të ftoj të presim mbarimin e hetimeve, pastaj ose ta kritikojmë Tahirin, ose ta mbajmë në supe duke i kërkuar të falura pa fund.

Jam dakord me ty Lad, që Tahiri foli gabim për ministrin Xhafa: ministri i ri duhet të pëgëzohej nga Tahiri, që e ka shpënë më tej punën e pastrimit të Policisë.  (TemA)

 

16 komente në “Ish-ministri i PD: Tahiri është i pafajshëm, deri tani nuk ka asnjë akuzë konkrete nga Prokuroria”

  1. TNK says:

    ZOTI KOPLIKU: TAHIRI BERI MIRE QE KRITIKOJ MINISTRIN DHE DUHEN PERFSHIRE TE GJITHE POLITIKANET NE KETE KRITIKE SE BEJNE PUBLICITET DUKE INJORUAR SHQIPERINE SIKUR ATA FLASIN NGA KOZMOSI. NE ASNJE VEND TE BOTES NUK FLITET NE KETE MENYRE PER ASNJE LLOJE ARESYEJE. NE BASHKIMIN EUROPIAN NE DASHIN TE NA PRANOJNE NE DASHIN MOS NA PRANOJNE , UNE JAM SHTETAS EUROPIAN POR TE JENI TE SIGURTE QE PAS CA VITESH SHQIPETARET E VERTETE DO TE JENE TE ZHGENJYER NGA QENJA NE BE.

    1. erl says:

      Mos harro Bashkim Kopili lere njerin sup te lire per Habilajt

      1. Spartaku says:

        Jame dakord me Bashkim Koplikun,por disa maskarenje si Besnik Mustafaj apo kllouni Andi Bushati ç’a mutin han?

    2. Myself says:

      …so so true…sepse nuk e dine qe eshte nje diktature e kontrolluar me ligje te vendosura nga te medhenjte me moton bej si them une..pa autonomi ne asgje ..thene shkurt …si te jetosh ne shtepine tende por une te vendos kur dhe me cfare te ushqehesh..apo dhje…esh….etc. e gjitha ndodh sepse je I paafte per te ndertuar shtet..pikerisht nga kultura shekullore qe kane krijuar (kur dhe si u ka interesuar te n.a. ndajne apo bashkiojne)…
      Keshtu qe mos kujtoni se po vdesin per ne …kane interes per daljen ne mesdhe…eshte ai pozicion gjeografik qe ne njefare menyre ka qene e mira dhe e keqja jone….

  2. Zigur Qarri says:

    Fale Zotit qe ishte nderhyrja e te huajve,ndryshe Tahiri do te ishte akoma Minister.Rama mbrojti deri ne fund llumin rreth vetes!
    5 nëntor 2013. Dy muaj pasi ishte bërë ministër i Brendshëm,Saimir Tahiri vendos të shesë makinën e tij.Ishte një Audi A8, me xhama
    të zinj, që e kishte blerë vetëm 9 muaj më parë për 21 mijë euro nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja.Targa AA 003 GB.Blerës është
    Artan Habilaj,anëtar i një familje mafioze e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve në Itali e Greqi,vëllai i Moisi Habilajt.Ai e përfiton
    atë sipas dokumentave,për vetëm 7 mijë euro.Vlera dyshohet se është deklaruar e ulët për të shmangur taksat dhe deklarimin e këtyre
    të ardhurave në regjistrin e pasurisë.Ministri i Brendshëm nuk e deklaron shitjen.Blerësi nuk ia ndryshon pronësinë.Për dy vjet me radhë
    grupi mafioz i Habilajve e përdor atë i pashqetësuar.Asnjë efektiv policie nuk kishte guxuar ta ndalonte makinën që në pronësi figuronte
    në emër të Ministrit të Brendshëm.Të gjithë shefat e policisë e njihnin atë targë.Për dy vjet me radhë askush nuk flet për këtë skandal.
    Derisa Dritan Zagani,ish shefi i antidrogës së Fierit dhe ish shef i kufirit në Vlorë,e denoncon publikisht.4 shtator 2015.Dritan Zagani flet
    nga arratia. Ai kërkohej nga policia shqiptare se i kishte dhënë informacione sekrete një drejtuesi të Guardia di Financa, të quajtur
    Giuliani.Thotë se makinën e përdornin trafikantë të njohur në Vlorë.Dritan Zagani: “Në një moment desha të verifikoja me kë do takohej
    A.D. (trafikant i dyshuar droge) në Vlorë. Aty pashë një Audi A8 me xhama të zi me targë “AA 003 GB”. A.D. zbriti nga makina e tij dhe u
    fut te Audi.U mundova ta ndjek, isha vënë re nga ata dhe në vend që t’i ndiqja ata më ndiqnin ata mua dhe e lash fare. Shënova targën
    e Audit. Nesër në zyrë futem në sistemin TIMS dhe kërkoj targën e Audit. Del emri i Saimir Tahirit. Ishte prill i vitit 2014, para se të më arrestonin. Makinën e ministrit e përdornin këta tre persona trafikantë në Vlorë. Se kisha marrë vesh ça po bëhej. Doja të verifikoja me
    kë u takua A.D.Thirra direkt Skënderin, shefin e sektorit. Shikoje ça ka ktu i thash. Nuk e di ti tha? Këtë e mbajnë kushërinjtë e ministrit
    në Vlorë, vëllezërit Habilaj. Është makina e ministrit, e mbajnë ata.”Denoncimi publik e vë para një skandali Ministrin e Brendshëm.
    Ai nis menjëherë mbrojtjen,duke vënë në jetë një plan që do ta mbyllte ngjarjen jo vetëm para opinionit publik, por edhe para organeve
    të rendit.Në krah i del fuqishëm Edi Rama.Të dy e sulmojnë Zaganin për ta bërë dëshminë e tij të pabesueshme.Janë ata që dyshohet ndërprenë në mes publikimin e intervistës në News 24.Edi Rama zgjedh një fjalim para qindra policëve, në një aktivitet të quajtur
    “Antidroga, një histori suksesi”, një nga ato takimet e shoqëruar me video me bazë muzikore, që tregonte “sukseset” e qeverisë.Ja çfarë deklaronte ai pak ditë pas denoncimit të Zaganit.Edi Rama: “Një kriminel, një nga ata të cilët policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit ka
    pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë nga radhët e veta; një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që
    dekonspironte opreacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi!
    Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për
    akuzat e ngritura mbi të. Por është paraqitur për azil politik, në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të
    paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar se sa poshtë ka rënë ky pazar. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë.
    Kaq mjafton për ta kuptuar se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës.” http://www.newsbomb.al/article-19975

    1. nje çam i beses says:

      Zagar Qorri , nje plehre si ti , veshtire te gjendet .

    2. s'kam ç'bej says:

      O Zigur, po ke ndonje pune tjeter se s’le shkrim pa komentuar? Si duket ti s’ke pune e mirresh me trafikim droge.

  3. ben says:

    Sakte-kesaj here zoti Bashkim ka perdorur llogjiken normale dhe ka arritur ne nje konkluzion te sakte. Pa ditur ne se eshte apo jo fajtor, Tahiri nuk mund te akuzohet pa nje baze konkrete. Asnje Gjykate ne Bote nuk do denonte nje person se permendet nga nje kriminel si shoku, miku apo ca me keq kusheriri i tij. Vetem ne mentalitetin komunist, farefisi ishte pergjegjes per veprimet e nje pjestari te familjes apo fisit. Ne fakt, Saliu si komunist i devotshem qe eshte, ka futur frymen e ndeshkimit te familjareve te nje “krimineli” ne partine e tij te krimit.

    1. nedzat says:

      Sikur ty tu ua kishe shite makinen atyre do shihshe dhe makina te perdorej ne emrin tend do shihje se ku do shkoje. Une e kame pare Sajmirin vete ne nje emisione kur e pyeten perse nuk e ke be transferimin, u pergjigje se permbarimi do mi merte parate per gjygjin e humbur ndaj djalit te Berishes, dhe ky minister. Kane fute ne burge fakire per kurgje e ky minister te mshefe tatimet ndaj shtetit, ky te ishte qe atehere duheshte te arestohet po te ishte ne nje shtet Europiane e lere pastaje per pergjimet qe duheshte e tere qeveria te bie.

  4. Zgalem says:

    Ish Ministri Tahiri perballe gazetarve
    Drejtusi I emisjonit “te pa ekspozuarve “ , ruajti baraspeshen , qe pergjithesisht u mungon homologeve te tij , ne shumicen e rasteve. Gazetaret , e nisin analizen , nga fundi , duke gjykuar sikur Tahiri ishte I denuar dhe ata cfaqnin mendim . Kjo ndodhi ne te te tera Tv. Denimi , per ta ishte fakt I kryer. Kreret opozitare nuk marrin parasysh fare institucionet e drejtesise , por e quajne denimin, shprehje e vullnetit te Kryeministrit ne detyre . Gjykime subjektive dhe emocionale , per nje problem madhor
    Te njohur nga mediat , e kam simpatizuar Z. Saimir Tahiri , si njeri aktiv , I shkathet, elokuent , njohes i ligjit dhe shume punetor . Te tera keto cilesi te S. Tahirit ngrihen ne katror , per moshen e re, qe ka ky minister . Dorheqja e ketij shtetari eshte nje karakteriske , qe i vjen ne ndihme staturres politike , duke i bere nder Partise ku militon dhe profesionit . Ai reformoi ne themel policine e shtetit dhe I dha karakterin e pa anshmerise ligjore . Nen drejtimin e tij direkt, u thye miti “Lazarat” I krijuar dhe perkrahur zyrtarisht nga qeverria Berisha . Natyrisht kanabizimi , nuk ishte lokalizuar vetem ne Lazarat . Ne keto vite tranzicion , nuk I kemi pasur kaq te afte bashkatdhetaret , qe kane mbajtur portofole ministrore .
    Ndoqa dhe analizen , qe kreu Qafoku , ne TV One . Paneli ishte I plotesuar me personalitete te ligjit, burra te mocem , me pervoje te gjate ne gjykime kriminale , ish Ministra te drejtesise , profesore me tituj . Ne kete analize , trajtimi I ceshtjes Tahiri , ishte i shtruar , ne nivel llogjik dhe pa paragjykime . Sipas gjykimit te panalit , keto , qe jane thene nuk jane prova . Ne se gjat hetimit do te kete prova , justifikohet denimi . Personalisht vleresoj ate , qe kumtoi paneli i Qafokut . Jam I indinjuar , ne se behet koke turku nje minister I afte . Denimi I tij i provuar , perben nje hap te rendesishem te reformes se drejtesise , nga e cila pritet te crrenjoset nje here e mire kultura e mosndeshkushmerise , per kuadrot e larta . Shqiperia e meriton nje kulture te nivelit te larte ligjor . Zgalem

  5. Leo says:

    BE -ja, e pa-afte te kap kontrabandistet qe fusin aty ne tregun e zi dhe shesin gjithe pislleqet prej dhjetera dekadash, i turret Shqiperise perse ajo gjoja eshte shkaketaria e lulezimit te droges te konsideruar si shkaku i prostitucionit me te degraduarqe ka pare historia, indirekt stimulimi i pedofilise nepermjet maskimit me talljen e moralit famijes, zyrtarisht.

  6. Arnhem Viskonti says:

    Popull i peshtire , ju qifte Meroja me Tullen e tij te bukur.

  7. santiago says:

    O Qarri Zigurit …per ate malokun nuk na ke shkruajtur gje

  8. . says:

    Ha, ha, ha … po Ceta-PD plasti duke bere presiom pa fakte burg per Tahirin, tani qe e kuptojne qe jane vetem shpifje te Bishes dhe Bashes, flasi per Ramen

    H, ha, ha, ha

  9. Normal qe do I dalesh ne mbrojtje jeni e njejta gje

  10. Armandi says:

    Hakmarje primitive ! Kaq ju paska dhembur, PUSHTETI I HUMBUR dhe bashke me te, horlleqet e bera .
    Nuk ju rrezoi Saimiri , rrezuat vehten aq sa akoma s’po ngriheni dot, dhe s’keni per t’u ngritur, por vetem do zvariteni ne balten tuaj qe mundoheni t’ja hidhni kujtdo qe ju del perpara .
    Behuni burra, beni ate qe beri Saimiri !
    S’e beni dot ,se doni te jeni te imunizuar ,qe per cdo rast [ larg qofte e prapa deres ] te justifikoheni me ate qe dini ta perdorni mire ”sulm politik” ”drejtesi e kapur”
    Po jetoni ne tmer , ju qofshi !
    Me mire nje fund i tmershem , se nje tmer pa fund .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje