“Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”.
Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës shkencore të zhvilluar në Lezhë, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës.
Sipas Ministres Manastirliu, këtë vit është arritur një marrëveshje kuadër, e cila i jep fund një herë e mirë barnave stok në spitale, shmang skadencat dhe mbulon nevojat me barnat esenciale për pacientët.
“Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi”, tha Manastirliu.
Teksa lajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve, Ministrja u shpreh se puna e tyre do të matet me performancën që ata do të kenë dhe cështja e furnizimit me barna është patjetër një prej elementëve që do të duhet të përmbushet.
Duke u ndalur te investimet, Manastirliu theksoi se: “Nga Kukësi në Sarandë, nga Lezha në Korçë, gjatë 2018 do të investojmë 14 milion Euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, në të gjithë Shqipërinë”.
Eshte nje nga problemet me te medha qe e do kete zgjidhje…bravo ministre
Jua ben mire qe jua mbledh atyre drejtorave. Jane qytetaret para cdo mjeku e drejtori. Ministrja mesa duket eshte me qytetarin. Mire ben. Pergezime
14 mln euro investime ne spitale e QSH ndoshta sjane mjaftueshem, por jane nje sinjal i mire i nje pune qe nuk ndalet. Nda une kam besim se po ecni ne rrugen e duhur. Ne cdo vend ka problemet e veta, e rendesishme eshte qe te ne ka permiresim. Se nuk zgjidhen te gjitha njeheresh, pavarisht se ne kemi nevoje te tille. Ndaj vazhdoni, ne besojme.
Vazhdoni punen ministre, se duhet qe njerzit te mos kene probleme me ilacet
Ogerta, do fillojne te te shajne sepse po punon mire. Do fillojne ta bejne koleget e tu te paret, ata qe vjedhin poashtu..do shpifin shume per ty ta dish, se robt qe punojn sulmohen
sigurisht F. qe do shajn. pjes e lojes. vemjet e shtypura shajn
ec perpara. ka dhe kosto kjo pun sigurisht, por je ne rrug te mbar. vemjet qe ke shkel rruges do shajne, por ske pse e vret mendjen. robt qe shajn nga prapa dhe pa emer ka nje arsye pse i ke shkel
ua po keta njerez qe duan ilace…ne kemi lyer gjithe ato mure per qejfin tone e kemi blere lule ne vend qe ti benim leket rrush e kumblla per kemio
MIre e ke thene enida. keta duhej te merrnin shembull nga institucioni i ministrise ne ate kohe, qe nuk i bente leket rrush e kumbulla. lyenin muret keto budallenjte, kurse ne… e ke parasysh
Shkoni e shikoni çfare ndolle ne spitalin e lezhes e besoj edhe ne spitale tjera ne shqiperi. Me ka ndolle mua se kisha nenen time ne spital para 2 muajsh. O zot. As ne afrike Nuk mund te jete ai model spitali. Pisllek i madh, njerezit sdine nga te shkojne , hyjne neper pavione. Nuk funksionon urgjenza. Doktorrat te marrin leke pa problem dhe Po Nuk ju dhe Nuk te vizitojne. Une per fatin tim te mire jetoj ne itali. Nje here si mos te jene prindet e mi qe fatkeqesisht Nuk kane degjuar te vine me ne ne itali une skam me pune ne spitalet shqiptare. Me vjen shume keq per njerzit si jetojne atje se çfare trajtimi mjekesore kane. Turp te jete shqiperia ne ato kondizione. Edhe une fillimisht Nuk doja te paguaja nen dore Po isha detyruar se ndryshe Nuk te kryejne asnje sherbim. Shkurt per 5 dite ne spital te lezhes kam harxhu 500 mije leke. 150 mije leke vetem ilaçe. Analizat i bejne ne laborator privat qe edhe ai ishte skifo. Qa te them me teper. Po e le me kaq.
Deri tani manastirliu ka bere nje pune intensive, pa shume zhurme. Vazhdo keshtu se populli do pune, ko llafe. Ashtu e perulur, por punetore
Iku koha e tit vasilit qe kish bere monopol ilacet. Hallall jua befte zoti
Sulmet e uleta sjane argument. Shpifni me emra fallco. Turp!
e mir tpakten dihet pse tema i le hap per komente ca shkrime e ca jo…
Keni bere dhe po bsni nje pune te mrekullueshme, komentet negative jane vecse politike.
Nje pune shume e mire e bere ne lidhjw mw ilacet, po punoni dhe po i jepni nje fryme te re shemdetesise
Ju qe komentoni negativisht duket qe se keni pare ndryshimin qe eshte bere qe kur Ogerta ka ardhur ne krye te detyres ose jeni paguar te komentoni kunder.
O Ministre hajvane,
E di ti qe ne QSUT nuk behet asnje analuze dhe se laboratoret kane pushuar se ekzistuari nga qe nuk ka kokerr kite dhe reagente?
Ti nuk zgjidh dot kete jo me ilaçet!
Idiote e paafte!
Demagoge 24 karat!