Në vetëm dy ditë ka shkuar në tre numri i personave që kanë rënë pre e sulmeve të qenve të rrugës.
Pas rastit fatal të shënuar në Elbasan, ku një 58-vjeçar humbi jetën si pasojë e kafshimit të qenve dhe atij te “Myslym Shyri” në Tiranë ku një i ri përfundoi në spital, dje është shënuar një tjetër rast i rëndë i sulmit të qenve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku si pasojë e sulmit të qenve të rrugës, një 28-vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda. Mediat kanë raportuar se 28-vjeçarja është transportuar për në spital, ku dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
E njëjta problematikë shfaqet tashmë edhe në Tiranë, ku qentë e rrugës janë bërë problem për shumë qytetarë.
Pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në një vit janë referuar mbi 1 mijë raste të kafshimit të qenve të rrugës, ndërkohë që prej 2 vitesh Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt për vaksinimin dhe sterilizimin e tyre.
Sh. Keq
Pisa gazetare, po kur behen protesta per te shpetuar keta te gjore pse nuk reagoni ju? Apo ju ka paguar Lali Eri te beni propagande tani? Monstra te shemtuara, qe shiteni per 2 leke.
Po pse, qente supozohet te durojne gjithe keqtrajtimet qe u behen pa reaguar? Po sa e sa vete kalojne afer tyre, i shkelmojne, i gjuajne me gure, i torturojne, si mendoni ju, qente do rrine gjithe kohes paqesore? Po sa nga shoket e tyre gjenden te ngordhur cdo dite?
Mjerane! Popull mjerane!