Nën moton “Ju mund”, dhjetëra nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit u bënë pjesë e konkursit për idenë më të mirë në ndërgjegjësimin e të rinjve për diferencimin e mbetjeve dhe riciklimin e tyre. Punët e tyre u paraqitën në një aktivitet në Parkun Rinia, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kultura për të mbajtur një qytet pastër fillon që nga bankat e shkollës.
“Një mentalitet i pastër, një kulturë që e do qytetin me higjienë, që kultivon ndjenjën e riciklimit dhe që e fillon këtë që nga bankat e shkollës, është një qytet që ka të ardhme”, u shpreh Veliaj. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të përbashkëta në qytet dhe u bëri thirrje që t’i jepet fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë, në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka ndërtuar tregje të reja me standarde në të gjitha njësitë e Tiranës.
“Ka disa të rritur që çfarëdo që të bësh thonë: ‘Hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Ama, të gjithë e dimë se siç kemi rregulla në shtëpitë tona, ka rregulla edhe në qytet. Pra, trotuaret janë për të ecur, tregjet janë për të shitur; plehrat janë për t’u hedhur në kosh, semafori është për të respektuar qarkullimin, hapësira publike është për t’u shijuar nga të gjithë dhe korsia e biçikletave është vetëm për dyrrotakët”, tha Veliaj, duke shtuar se nëse një qytet i madh funksionon si një familje e mirë, atëherë të gjithë banorët do të mund të kenë një jetë dinjitoze. Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e kompanive, të cilat gjithnjë e më shumë po marrin përsipër përgjegjësi sociale në të mirë të komunitetit.
“Unë e di sa e vështirë është të jesh mësues. Në fakt një mësues nuk është vetëm dikush që jep një lëndë mësimi, është edhe psikolog, edhe mentor, edhe këshilltar, edhe dikush që të dëgjon, është një shpatull ku mund të mbështetesh, edhe dikush që të jep dorën. Ndaj kam shumë respekt për mësueset sepse nuk njoh një njeri që mund të transformojë jetën e një fëmijë, një të riu, më shumë se sa një mësues apo mësuese”, tha Veliaj.
Më pas, kryebashkiaku i Tiranës dhe Administratori i Eco Tirana, Diego Testi shpërndanë çmimet fituese për shkollat e kryeqytetit, të cilat kishin paraqitur idenë dhe punimet më të mira. Edicioni i dytë “Ju mund” u shtri në të gjitha shkollat e qytetit, për t’i lejuar nxënësve të grupmoshave të ndryshme të shprehnin idetë e tyre për mbajtjen pastër të ambientit dhe kategorizimit të mbeturinave.
Kishim degjuar per “KULT INDIVIDI” te lidereve komuniste,por si ky “KULTI I INDIVIDIT” qe shpall ky adoleshent nuk na e merrte mendja!
A e shihni se ne cdo veprim qe behet ne Tirane,eshte mendja dhe dora e ketij adoleshenti pa tru?
A ka ne kete Bashki drejtues e specialiste qe te bejne punet pervec ketij?
Nuk di te kete ndonje kryetar Bashkie ne bote qe te veproje si ky!
Dhe kete ka 3 arsye qe e ben:
1-Se pari ky delirant kujton se ishte merita e tij qe qytetaret e Tiranes votuan kete e jo nje tjeter!
2-Se dyti vetem me reklama dhe mbjellje pemesh duke dale per dite ne tv e gazeta,ai mbulon pa aftesine e tij skandaloze ne menaxhimin e puneve ne Bashkine e Tiranes!
3-Se treti eshte kjo pa aftesi e tij qe e ben ate t’i thure elozhe Edi Rames se edhe atij i pelqen “KULTI I INDIVIDIT”!
Mjere ne qe rame nga shiu ne bresher!
Mire e thgua ti,se trotuaret jane per te ecur,por zotrote ke bere biznes me trotuaret duke ua grabitur familjeve,banoreve,femijve dhe ua ke shitur bizneseve!
Kush ta ka dhene te drejten ty,qe te japesh trotuaret me qera kur ato jane te banoreve?
Ne se dyqaneve nuk u del hapesira qe kane,le te marrin lokale me te medha me qera por jo trotuaret e pallateve qe jane prone e banoreve te tij e jo Bashkise!
Kjo eshte arrogante e ndyre!
Ne se paske respekt per mesuesit,po per femijet e Yzberishtit,rreth 5 mije vete qe nuk kane asnje cerdhe e kopesht pse nuk ke respekt?
Apo ketu nuk te nxit interesi yt personal,nuk fiton gje?
A mund te na besh transparente investimin e Bashkise ne nje zone te banuar me shtepi perdhese,pothuaj te palegalizuara,ne Yzbewrisht,qe nuk perbejne as 2 mije banore,pse po nderton 2 rruge ne mnes tyre,ndersa per Yzberishin ne bllok me pallate 10 kateshe me mbi 50 mije banore nuk shtron asnje rruge?
Mos valle ke ndonje porosi per ta bere kete pune skandaloze?
Mire e thgua ti,se trotuaret jane per te ecur,por zotrote ke bere biznes me trotuaret duke ua grabitur familjeve,banoreve,femijve dhe ua ke shitur bizneseve!
Kush ta ka dhene te drejten ty,qe te japesh trotuaret me qera kur ato jane te banoreve?
Ne se dyqaneve nuk u del hapesira qe kane,le te marrin lokale me te medha me qera por jo trotuaret e pallateve qe jane prone e banoreve te tij e jo Bashkise!
Kjo eshte arrogante e ndyre!
Ne se paske respekt per mesuesit,po per femijet e Yzberishtit,rreth 5 mije vete qe nuk kane asnje cerdhe e kopesht pse nuk ke respekt?
Apo ketu nuk te nxit interesi yt personal,nuk fiton gje?
A mund te na besh transparente investimin e Bashkise ne nje zone te banuar me shtepi perdhese,pothuaj te palegalizuara,ne Yzbewrisht,qe nuk perbejne as 2 mije banore,pse po nderton 2 rruge ne mes tyre,ndersa per Yzberishin ne bllok me pallate 10 kateshe me mbi 50 mije banore nuk shtron asnje rruge?
Mos valle ke ndonje porosi per ta bere kete pune skandaloze?
Trotuaret jane per te ecur deklaron ti mister transparenca,por i ke zaptuar duke ua dhene me qewra lokaleve,ndersa ne nuk kemi ku kembehemi dy vete bashke,ndersa nenat apo gjyshet me karroca femijesh nuk kembehen dot se nuk ka vend!
Hajde nje here nga Yzberishti dhe na tako se te ben mire qe te ballafaqohesh me kete transparencen tende te shpifur!
A e di ti kryebashkiak se te gjithe banoret e Bashkise se Tiranes jane qytetare me te drejtra te barabarta e jo te ndara ne kategori e rraca sic ke bere ti deri me sot?
Ku e ke gjetur ti percaktimin “rrethinat” qe perdor per ish komunat?
Me siguri e ben kete per te bere diskriminimin midis zonave te ndryshme te banimit sikur votat e banoreve te qendres kane per ty me shume vlere se sa votat tona te Yzberishtit etj!