Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente. Një shembull jashtëzakonisht frymëzues

3 Maj 2018, 20:30Sociale TEMA

Tirana mirëpriti sot Konferencën e Autoriteteve Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e cila zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vitin tjetër komisionerë nga gjithë vendet e botës do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar.

 

 

“Shembulli i Tiranës është një shembull jashtëzakonisht frymëzues. Inkurajimi im për ju është të investoni më shumë në autoritetet lokale. E kuptoj se në gjithë Evropën vëmendja më e madhe është në qeverinë qendrore, megjithatë të gjithë e pranojmë se 90% e jetës publike ndodh në qytet, në bashki. Shumica e qytetarëve tanë, shtetin e takojnë tek çerdhja, kopshti, shkolla e fëmijëve, rrugët e qytetit, pastrimi, gjelbërimi, ndaj ju inkurajoj një fokus shumë të madh në autoritetet vendore”, tha Veliaj.

Ai prezantoi si shembull suksesi platformën “Open Data”, ku qytetarët mund të marrin informacion të plotë për mënyrën se si shpenzohen paratë në qytetin e Tiranës. Përmes “Open Data”, Tirana ka tashmë një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve.

“Sot jemi në gjendje të bëjmë dieta më të mira për fëmijët në kopshte e çerdhe, në varësi të statistikave që kemi nga pjesëmarrja, sa hahet ushqimi, sa ushqim ngelet në pjatë e gjëra të tjera, që ndoshta duken kuoriozitete të parëndësishme, por që na kanë fuqizuar për të marrë vendime të drejta”, – tha Veliaj.

Një tjetër shembull suksesi i bashkisë së Tiranës është edhe aplikacioni “Tirana Ime”. Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta dhe dinamike, nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet, papastërtitë, ose shkeljet që has, dhe stafi i bashkisë së Tiranës do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së raportimit.

“Një nga gjërat që vumë në këtë aplikacion është që secili prej tyre mund të raportojë problematika të qytetit, secili prej tyre mund të fotografojë në kohë reale me GPS një grumbull plehrash që nuk është mbledhur, një pemë që mund ta ketë rrëzuar era, një pusetë që dikush mund ta ketë vandalizuar ose thyer, një monument që dikush mund ta ketë bërë me grafit”, shtoi Veliaj.

Komisioneri Besnik Dervishi tha se Zyra e Komisionerit ka nisur procesin e modernizimit të legjislacionit kombëtar sipas standardeve europiane. Kjo qasje është e domosdoshme për t’iu përgjigjur si zhvillimit ekonomiko-social, ashtu edhe procesit të integrimit të vendit.

6 komente në “Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente. Një shembull jashtëzakonisht frymëzues”

  1. "BOHOTINA" says:

    Lali Eri! Hajde shih ku jeton pallati 14 ne ish-Bllok qe ndan nje gardh me kopshin e pak me tutje eshte njesia 5.

    1. aljosha says:

      Zoti Veliaj!
      Bashkia e Tiranes eshte shembulli me negativ ne Planet per arrogancen e treguar ndah halleve te qytetareve!
      Ti do kujtohesh per ne vetem kur te afrohen zgjedhjet,por mua fare fisnisht me rreth 87 vete mos t’i llogaritesh se do t’i japim votat,ndonese jemi antare dhe simpatizante te PS-se,por qe ti me qendrimin tend perbuzes na ktheve ne kundershtare!
      Mos kujto se tew 1 milion banoreve te Tiranes u intereson sheshi Skenderbej apo Pazari i ri!
      Cdo banor i Tiranes te vlereson per sa ke bere per lagjen,rrugen apo pallatin ku banon e jo se ti shpenzon miliona per liqenin e Farkes,qe vetem ti dhe sera jote mund ta shfrytezoje e jo 90% e banoreve te Tiranes!
      I ke harruar fiqte,o Erion Veliaj,se tani je bere zengjin dhe nuk te behet vone per fukarenjte!
      Kaq e keni ju,sa t’u zere dhembi buke dhe te hidhni ne humnere!

  2. Cercizi says:

    Ky eshte nje mashtrim i plote!
    Eshte i pari Erion Veliaj,qe keto gjoja platforma reklame i ka nxjerre jashte loje duke u tallur me popullin!
    Mbi te gjitha kryebashkiaku i Tiranes eshte nje shembull skandaloz qe nuk ka bere asnje pritje populli dhe nuk merret me asnje ankese te qytetareve!
    Ai eshte shkeputur nga realiteti dhe jeton vetem per vete!
    Ka 3 muaj qe ngeli duke dale gati cdo dite ne tv duke mbjelle peme sikur te ishte brigadier komunaleje!
    Aq reklamaxhi eshte sa hiqet sikur eshte i shqetesuar per nje grumbull plehrash,ndersa une qe i denoncoj rrogtaret e tij me emer e mbiemer qe vjedhin qytetaret,nuk i ben pershtypje!
    Mallkuar qofshin votat tona per ty,o Erion Veliaj!

  3. antonio says:

    Bashkia e Tiranes eshte me pa transparente ne Shqiperi,se investimet behen pa u parashikuar ne buxhetin vjetor,pa vleresuar gjendjen e nejojave si Bashki dhe pa percaktuar perparesitre e ketyre investimeve!
    Mbi te gjitha kryebashkiaku i Tiranes ka bere investime vetem ne vende ku i behet reklame punes se tij dhe as qe merr mendimin e qytetareve per hallet qe kane!
    Si mund te behen 20 investime ne zonen e Shkozes me 5 mije banore dhe asnje investim ne Yzberisht me 50 mije banore?
    Duket hapur se kryebashkiakut i interesojne lavderimet e te huajve e jo kritikat e qytetareve te tij!

  4. deliri says:

    Ku e gjete transparencen ti o kryebashkiaku show man?
    Ku e gjete transparencen ti,kur nuk takon asnje qytetar te Tiranes apo nuk lexon qofte edhe nje leter ankese te tyre ndaj vartesve te tu?
    Ku do t’i qajne hallet qytetaret,kur ti ke vene melcite ne qafe ujkut”,qe t’i ruaje?
    A mund te dish zotrote se cfare hallesh e shqetesimesh ka familja jote ( nuk besoj se kane ndonje hall familjet e milionereve),ne se ti vete nuk shkon ne shtepi per nje vit rresht,apo me keq per 3 vjet rresht,sic ke bere ti me qytetaret e Tiranes,qe nuk je marre fare me ankesat e tyre?
    A e di ti se ata milioneret qe ke caktuar per t’u marre gjoja me ankesat e popullit tallin bythen me ato se nuk u behet vone se cfare hallesh kane njerezit?
    Pse keshtu duhet te jete nje kryebashkiak,si ti,qe nuk te behet vone se kane apo jo halle njerezit?

  5. shvejku says:

    Zoti Veliaj!
    Mund te duket vetja se je transparet,por a e di ti,se ne kohen e diktatures komuniste,po t’i shkruaje nje leter edhe Enver Hoxhes,brenda javes te vinin e takonin ty edhew ne maje te malit te pakten 3 instruktore te KQ te PPSH-se per zgjidhjen e hallit tend?
    Diktature ishte,por zotrote as e can menderen te dish se a kane ankesa qytetaret apo jo ,se per t’i zgjidhur ato le te vrasin veten me njeri tjetrin!
    A mund te pergjigjesh nje pyetjeje se “PSE NUK BEN PRITJE POPULLI TI PERSONALISHT” ne Bashki?
    A e di zotrote se ne zyrat qe gjoja merren me ankesat e popullit ke punesuar njerez te pa afte ose te korruptuar qe nuk merren fare me ankesat e qytetareve?
    Apo keshtu i ke urdheruat vete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje