Askush nuk e ka menduar se Basha te jete penguar ne ndonje projekt ndertimi apo çfaredo tjeter sa kohe qe ishte ne krye te Bashkise se Tiranes, por ish nenkryetari i PDr te Pollos, tashme ne kupolen e PD te Bashes Eno Bozdo mendon ndryshe.
Nese Basha i dha vetes dhe nje shtese kati me vendim te keshillit bashkiak, nuk kishte se si te pengohej per ndertimin e bulevardit te kryeqytetit.
Por ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ne nje reagim per mediat, i jep pergjigje deklaratave te kryeministrit Rama qe tha sot se debati per kullat qe behet sot, eshte “debat idiot”.
“Edi Rama e bllokoi Lulzim Bashën për përfundimin e Bulevardit të Ri jo vetëm nga xhelozia. Kullat janë pergjigja”, tha Bozdo
REAGIMI I PLOTE
Sot u inagurua për të njëqindën herë Bulevardi i Ri i Tiranës. U inagurua po nga e njëjta dyshe “Rama-Veliaj”. Qesharake kur shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.
Veliaj përmendi faktin se Lumi i Tiranës nuk përmbyt më. Por sigurisht nuk mund të thoshte (të paktën jo në prani të Ramës), se kjo falë punes së Lulzim Bashës, sepse në pranverën 2015 mbi 60% e punimeve në Lumin e Tiranes ishin realizuar dhe se që në dimrin e 2014 zona nuk permbytet më.
Qokat nuk mbaruan këtu: Rama lavderoi vrullin dhe energjinë e Veliajt në projektin e Bulevardit. Por harroi të shtonte se po të mos kishte bllokuar ai personalisht Lulzim Bashën, sot Bulevardi i Ri nuk do të inagurohej copë-copë, por do të kishte perfunduar prej tre vitesh.
Asgjë e re deri në këtë pikë. Të paktën deri në castin kur Rama përmendi kullat dhe planin francez të vitit 2003. Aty u qartësua gjithcka: Kullat do të ndërtohen në qëndër të Tiranës por edhe përgjatë Bulevardit të Ri. Mund të jenë dhjetëra apo qindra.
Për ata që kanë pyetur veten përse Rama bllokoi Bashën me aq egërsi, përgjigjia tashmë është edhe më e qartë. Nuk është thjesht xhelozia. Ajo është por nuk mjafton. Kullat janë pergjigjia. Ato kanë vlerë. Ato të mbushin xhepat. Xhelozia shkon dhe vjen. Kullat do të jenë aty pergjithmonë, jo si formë e “qyteterimit modern” sic u shpreh sot Rama, por si provë e korrupsionit që po e vdes ngadalë Tiranën, çdo ditë, çdo çast!
Po të mos ishin kullat sot, inagurimi për 100 herë i punës së tjetrit nuk do të përbënte lajm. Sepse do te vijë inagurimi i 101 mbi të njëjtën trase të shtruar 4 vite më parë. Dyshja do të thotë të njëjtat fjale. Po kësaj rradhe me kullat ne sfond. Janë të njëjtat kulla të planit korruptiv francez që Lulzim Basha i bllokoi në qënder dhe në periferi. Dhe po e njëjta dyshe që po shkatërron përfundimisht Tiranën
LULUSHKA BULEVARDIN E RI DO TA KISHTE PERFUNDUAR BASHKE ME TRAMIN . PO CE DO SE NE KATER VJET QE ISHTE NE KRYE TE BASHKISE SE TIRANES ME NDIHMEN E ARBEN SARAHOSHIT, AI I BERI TRAPIN GJITHE TIRANES. FUTI NE XHEP EDHE DISA MILJONA ME LEJET E NDERTIMIT QE DHA DUKE LENE BUXHETIN E BASHKISE DRANGULL
Kulla është një shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i kullës bëhej në vënde të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frenxhit shërbenin për vrojtim (shikim) dhe mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë përbëhej nga odat (dhomat) e miqve.
Nese e ke fjalen per sa me siper o Eno te jape t drejte. Por nese je kunder ndertimeve te larta dhe te hijeshme qe clirojne hapesira publike, atehere je thjeshte nje kokebosh!
Se ka “njerez” qe mbrojne te pabemat e bashes kjo dihet,ashtu siq dihet se ka te tille qe mbrojne edhe krimet e tij,prandaj vajtimi i bozdos eshte deshmia me e mire pse kriminelet jane tubuar ne PD,dhe tash qdo dite e me pak shqiptar ju besojne,bozdo premtonte tramvaj,det ne tirane e deri te qumsht bilbili,por qe i vetmi premtim i realizuar ishte droga,vrasjet dhe plaqkitja e bankave kur droga u kapej.
A TË RËNTË PIKA, O BOZDO MAVRIA.!
BASHA S’DI ÇËSHTË PUNA.!
TI ,PORDHA E TIJA,!????
Ky Bozdua,qenka idiot fare.
Pse s’kemi sy ne të shofim çpo bën Velia?
Zoti e dhë të, tê mos e marrë kurrë PD-ja Tiranën.???
Keta te djathtet kane adap ne mes tyre ,por c’e do ne per vende te rendesishme ven njeres pa piken e pervojs sic ndodhi me Bashen qe este i vetmi me dy nenshtetsi .Ne te djathten ka parti pa elektorat si per shembull Mediu,Ndoka,VangjelidheDasho dite ziu qe jane qylxhinjt e parlamentit .Pale keta na behen dhe analist qe per mua jane xero me bishte .Mjere e djathta me keta kapedana pa dije.
Kioskaxhinjeve ju ka erdhur goja !!!
Ky Bozdo eshte nje kokebosh siamez I Mulit, Strazos, kaq di kaq flet, pershesh po ha dhe ai I shkreti,,
Mjere PD qe ka mbet ne dore te keti gomorit,ky qe nga paraqitja duket qe eshte idjot me ate kaptine si kungull.
Une kam degjuar qe ky eshte ENNO. Pra me 2N. E kuptoni qe ky eshte eno me 2N o njerez… shum djal i zgjuar tamom zog gomari
Çfare thote ky koqa??? Po Basha ti binin fondet ne dore do ti kishte rrrrjepur na 70 apo 80% te fondeve ore koqe. Atij i ndrisin syte kur shef lek , atij s’ështe per ti dhene pushtet, doli i pafajshem pa gjyq, shty e shty sa i mbaruan afatet edhe na doli pa faj pastaj.