A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?

7 Maj 2018, 10:41Kronika TEMA

Pranë vendit ku u gjend makina e djegur në Fushë Krujë, bashkë me trupin e Xhafer Osmanit, është gjendur edhe një Kuran.

Shërbimet zjarrfikëse, pasi kanë shuar zjarrin, kanë gjetur një Kuran vetëm tre metra më tutje.

Libri i Kuranit ndodhej i padjegur dhe në gjendje të mirë, ndaj policia e ka marrë si provë materiale për të kontrolluar për shenjë gishtash.

Hetuesit e konsiderojnë shumë të rëndësishëm gjetjen e Kuranit, për shkak se dyshojnë se autorët e kanë detyruar viktimën të betohet mbi librin e shenjtë dhe në të mund të gjenden shenjat e gishtërinjve të tyre.

Dyshimet janë se Osmani ka pasur një lidhje jashtëmartesore në Fushë Krujë dhe mund të jetë detyruar që të betohet mbi Kuran, për të treguar të vërtetën.

Pas kësaj, ai është vrarë dhe djegur brenda makinës së tij.

Policia dhe Prokuroria e Krujës nuk kanë ende asnjë të dyshuar konkret për krimin makabër të ndodhur mesditën e së premtes, por ka krijuar një identikit të tij.

Burime pranë grupit hetimor kanë thënë se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti, disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2- 3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit, ndërsa ky i fundit dyshohet se qëndronte i lidhur në sediljen e pasme të automjetit.

(TemA)

6 komente në “A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?”

  1. Loran shehu says:

    Rrac injorante dhe shum e trash ne shqiptaret

    1. Xhevair Dervishi says:

      Me kujton nje maloq te trash qe lindi femije ne Perendim , larg shpellave dhe dhinjve, ne spital modern dhe falas dhe emrin ja vuri djalit “Muhamed”

  2. apapapa says:

    Po pse more njerez, cfare ka bere ndryshe nga Muhamedi? Boooo, keta s’e lexojne per te Kuranin!

  3. sa e ke o baba sheh, dal te nxjer pa e sheh says:

    ..po pse ore ca eshte kurani makina e se vertetes. o e mjera shqiperi cfare ushqen traktori.

  4. Te fala samarxhinjeve. says:

    edhe grida duma mbi kuran e mbante po ja qe saliani as te qi as te leshon se eshte ritardato i ziu si djali i fari balliut.O Sali o qen i ngordhur.

  5. opinion. says:

    se pari shihirati eshte denim ne kuran dhe ka bere qindra miliona viktima prej se ekziston si masakerr nga feja.
    2.ky tipi thuhet se eshte nga fshati pestove i vushtrris,por qe menagjahet nga policia e mitrovices,dhe eshte ngatrruar ne media se viktima eshte i mitrovices.
    3.sipas mendimit time çka analizova nga gazetat munde te ket lidhje me ndonje femer apo grup femrash te nje klumbi nate apo kofeneje,mu edhe behet shitjet me pages sexi.
    apo ndonje pazar per femra e ndrmejetsus pazare te martesave ma femra.
    apo ka teadhtuar diken,por kuotohet se inati dhe revolta ka ken e maedhe kunder viktimes.
    dhe duhet te ken qen disa vet qe kane kundapuar dhe ndofta lidh ne karrik makine dhe kalle te gjalle.
    çka e mbjell edhe e korrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje