Dyshime për lidhje intime, familja nuk hap dyert e mortit për kosovarin e vrarë në Fushë-Krujë

7 Maj 2018, 19:19Kronika TEMA

Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria.

Ai dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri
Mediat në Shqipëri, atje ku janë gjetur trupi i djegur bashkë me veturën e Xhafer Osmanit, kanë njoftuar se krimi mendohet të ketë lidhje me raportet intime mes viktimës dhe një femre.

Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur të pame për Xhaferin.

Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit, raporton Express

“Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, tha njëri nga vëllezërit e Xhaferit.

“Na çka po nijmë në media, ma shumë po dinë të huajt se tontë”, shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

Ai tha se nuk e kanë hapur ende të pamën deri të marrin rezultatin e ADN-së.

“As karrige s’kemi qit se hala s’po e dimë 100 përqind që është Xhaferi”, thotë vëllai i tij duke refuzuar të rrëfejë më shumë për rastin.

3 komente në “Dyshime për lidhje intime, familja nuk hap dyert e mortit për kosovarin e vrarë në Fushë-Krujë”

  1. Edi says:

    Po u fute n’gjynah duhet ta paguash,nuk te vrasin kot

  2. Tahipi says:

    Po ka ardhur per thip Ja kane bere hallall.Se kta dobica kshu bene 90,91,92,93,94,kur familjet shqiptare nuk e njihnin emigracjonin.

    1. B. K says:

      KRIM njerëzish SHPIRTKATRANË!

      Nëse motivi i krimit makabër është ky që po pohohet, kemi të bëjmë me një krim shpirtkatranësh.
      Mos tashti duheshka të vazhdojë dora e krimit edhe tek mikja e tij…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje