REPLIKAT/ Qytetari “përplaset” me Ramën: Shëndetësia është falas për ty, se ne vdesim po s’patëm lekë. Kryeministri: Ty s'ta rrok rradakja

7 Maj 2018, 18:30Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lezhë pasditen e kësaj të hëne, në kuadër të turit të llogaridhënies.

Ai ka replikuar me një qytetar, për çështjen e shëndetësisë.

Qytetari: Populli ka shumë halle.

Rama: Popullin lëre se është gjë e madhe, fol për vete, se në emër të popullit e ke vështirë.

Qytetari: Pjese e popullit jam dhe unë.

Rama: Pse unë ca jam unë, apo pjesëtar i…?

Qytetari: Ju jeni Zoti 2, se i pari është në qiell, për shumë njerez…

S’të ndjeva duke fol për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare.

Edhe për shendetësinë e di që s’është falas.

Nëse është për ju, për popullion e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile, ose vdes ai që s’ka lekë.

Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale?

Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.

Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë është mangut

Rama: Konkretisht?

Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, s’ka punë, tokën e kanë marrë të ardhurit.

Ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë, s’na njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.

Rama: Kjo eshte nje lloj mode qe ka arsyet e veta, po une se shoh e se pranoj te me fusi njeri ne kete kellef.

Nese une s’do mendoja per vendin e per popullin, s’do merresha me kete pune, se shume mendojne se kjo puna ime edhe qejf i madh.

Kjo eshte nje pune qe e bej se mendoj per njerezit dhe besoj shume se ky vend mund te behet, dhe nese behen gjerat e duhura femijet e ketij vendi, neser s’do kene hallet e problemet qe kane pasur prinderit e tyre sot.

Ka nje kosto qe ty s’ta rrok rradakja.

(Qytetari ia ben me shenje per parate)

Rama: Ate tregoja dikujt tjeter jo mua. ka nje kosto familjare te madhe shpirterore, fizike dhe eshte nje pune qe ka nje peshe mjbi koke dhe mbi supe qe po nuk e provove, nuk e kupton, qe ta dish ti.(TemA)

16 komente në “REPLIKAT/ Qytetari “përplaset” me Ramën: Shëndetësia është falas për ty, se ne vdesim po s’patëm lekë. Kryeministri: Ty s’ta rrok rradakja”

  1. Tonin says:

    Pse lejojne te tille fytyra te prishin imazhin e vendit?
    U duk sheshit qe ai ishte i qellimshem ne pyetje.Pse peovokol nje pakice kur shumica eshte me ne.E gjithe salla duartrokiste krytarin, kjo esht shumica,populli eshte i gjithe me ne.Pra pse u dashka thene nje mete hapur?.
    Kontrolloni pjesmarresit here tjeter.

    1. Different, but still the same says:

      Prisja me shume pergjigje ndaj komentit tend. Por mesa duket ketyre papagajve qe komentojne lart e poshte s’ua rrok rradakja sarkazmen.

    2. everest says:

      O militant budalla!
      Ja si eshte shendetesia falas me fakte:
      1-Mjekja e familjes ne Tirane me jep te bej nje analize gjaku ne dt.2 maj!
      Laborantja me thote se po te planifikoj ne dt.23 maj.
      Semundja nuk priste dhe shkova tek privati ku pagova 35 mije leke!
      2-Ne dt.5 maj mjekja specialiste me kerkoi te beja disa analiza te tjera ,por laborantja me cakton dt.27 per ta kryer.
      I dhashe 5 mije leke dhe i bera analizat brenda dites!
      3-KULMI FARE,qe ta mesoje kryeministri yne i pa afte:
      -Mjekja me kerkoi te beja analizen e pyelogravise per veshkat.E pyes se ku behet?
      Ne shtet behet,por kushton 60 mije leke.
      A eshte falas,i them?
      Falas eshte por reagentin duhet ta blesh vete ne farmaci qe kushton 60 mije leke!
      Ndersa me lire ne Tirane kjo behet tek ortodoksja me 50 mije leke!
      4-Me dha ilacet mjeku per infeksion ne veshka,por te gjitha nuk ishin ne listen e riimbursimit!
      Me kushtuan 55 mije leke!
      Ja kesaj i thote kryeministri shendetesi falas!
      Mortja qe s’te ha o kryeministri ine!

  2. edi says:

    Mjeksia ka qëne është edhe do të mbetet hall i madh për shqiptarët

  3. hermia says:

    Do te ishte me mire qe te shmangnin mungesen e informimit nga qytetaret se e kane marre kete shendetesin falas, si te falur ne dere nderkohe qe duhet lexuar mire ai program

    1. everest says:

      O militant budalla!
      Ja si eshte shendetesia falas me fakte:
      1-Mjekja e familjes ne Tirane me jep te bej nje analize gjaku ne dt.2 maj!
      Laborantja me thote se po te planifikoj ne dt.23 maj.
      Semundja nuk priste dhe shkova tek privati ku pagova 35 mije leke!
      2-Ne dt.5 maj mjekja specialiste me kerkoi te beja disa analiza te tjera ,por laborantja me cakton dt.27 per ta kryer.
      I dhashe 5 mije leke dhe i bera analizat brenda dites!
      3-KULMI FARE,qe ta mesoje kryeministri yne i pa afte:
      -Mjekja me kerkoi te beja analizen e pyelogravise per veshkat.E pyes se ku behet?
      Ne shtet behet,por kushton 60 mije leke.
      A eshte falas,i them?
      Falas eshte por reagentin duhet ta blesh vete ne farmaci qe kushton 60 mije leke!
      Ndersa me lire ne Tirane kjo behet tek ortodoksja me 50 mije leke!
      4-Me dha ilacet mjeku per infeksion ne veshka,por te gjitha nuk ishin ne listen e riimbursimit!
      Me kushtuan 55 mije leke!
      Ja kesaj i thote kryeministri shendetesi falas!
      Mortja qe s’te ha o kryeministri ine!

  4. Genaaa says:

    Lere mo po kete e ka fut Saliu

  5. Stili gershere says:

    Qytetari katundar shpellar po ankohet se token ja kane marre te ardhurit. Kush jane keta te ardhurit? A jane edhe ata popull? Kur ja kane marre token cfare hapa mori ligjerisht? Cfare vendimi kane dhene gjykatat? Po ta investigojne kete shpellarin do te dale qe eshte vete i ardhur qe ka rrembyer toke.

    1. shvejku says:

      Pergjigje te tilla as brigadieret e komunales nuk jepnin dikur!
      Ky eshte bere si Qazim Mulleti tek filmi “Koncert ne vitin 1936”!

    2. deliri says:

      Eshte fatkeqesi qe kemi kryeminister si Rama dhe kryebashkiak si Veliaj!
      Eshte rrokullisur tenxherja dhe gjeti kapakun!
      Prandaj njerezit kujtojne Enver Hoxhen!

  6. duno says:

    Me eshte cuar Rama
    Nuk e kuptoj nuk e di
    Nga qe Aneta eshte e bukur
    Apo Linden ska kush e qi

  7. kazani mediatik says:

    Ky vetem kryeminister nuk eshte : Po e kritikove duke thene te verteta qe i djegin fillon te shan dhe t eofendon, madje duke i thene te bardhes te zeze. E vetmja gje qe e dallon nga koha e qoftelargut eshte se ai, kur thoshje te vertetat qe nuk i pelqenin, te fuste ne burg.
    Madje, ka edhe ndonje komentues ne kete forum, per te cilin, te me fale se nuk i kam qejf ofendimet (siç i ka qejf, per shembull Edi Rama), por nuk mund t’i jap emer tjeter veç lopes qe pertyp kashte dhe pellet e kenaqur.
    Me ç’te drejte, nje fare Tonini ketu shtron pyetje te tilla, si ato ne komentin e vet ? Mos valle duhet t’u mbyllim gojen njerezve (e perseris, si ne kohen e “qoftelargut”), sepse “na prishet imazhi dhe na merzitet Edi Rama ? Mos valle genjeu ky njeri, kur tha qe neper spitale njerezit paguajne duke hyre madje edhe ne borxh ?
    Lerini njerezit te thone te verteten. Prej saj nuk vjen kurre e keqja. Perkundrazi, ajo vjen nga premtimet e fryra si ajo e shendetesise falas, per shembull, por edhe nga arroganca e nje kryeministri qe paaftesine e tij ua faturon te tjereve me batutat idiote qe leshon.
    dhe me shume se kushdo, e keqja ketij vendi, i vjen nga ata qe nuk duan t’ia dine as per familjen e tyre, per hallet, vuajtjet, semundjet e vete dhe te te afermeve te tyre – qofshin keta edhe komshinj – mjafton qe te mos na shajne “Naltmadhnine.”

  8. TIRONSI says:

    krahasoj takimin e llogarillenies se KM ne Tirane dhe Lezhe…
    ne TR ansje ankese vetem komlimente per qeverine dhe KM… njeri i lutej aman mos u largo kurre…tjetri i thoshte me ndryshove jeten…edhe nje tjjeter i thoshte se ke be shtet…asnje ankese, sikur jetojne ne BERLIN dhe jo TR ku shiten tollona karburanti por karburant nuk ka…dritat paguhen por rastet qe ikin sikur jane shtuar…uje nuk ka…2 ore humb cdo dite ne trafik… smogu ku kalon cdo limit…shkollat me 3 turne… dmth probleme pa fund…nuk them se i krijoi RAMA por llogari duhet kerkuar…
    ne LEZHE, njerez mendjehapur te cilet kerkojne llogari se ai eshte qellimi i takimit ju i ofendoni….se kush eshte qytetar nuk do shume mend per ta kuptuar…

  9. eri says:

    Kryeminister koktul pa rradake fare…e delet qe e ndjekin pas…
    Te gjithe e dine qe mjekesia eshte ne pas te ujit ne Shqiperi. Mos u semurte kush se fikesh me farefis se pa para nuk flet kush me ty. Po ilacet ne spital qe i blen qytetari…Edi e di shume mire po nuk pjerdh fare per popullin
    Fshati eshte ne mjerim…dhe kete Rama e di po nuk ja ndien, nuk ja fakte idioti e i fyen qytetaret…
    Rinia ka marre rruget e botes po Rama rrine i qete se ka tufen qe e ndjek e duartroket ndaj fyen pa problem…
    Te paaftet jane ne pune e thote dhe vet perdite e perdite ka heqje nga puna per paaftesi…
    Apo per te gjitha keto i ka fajet sala…hajde kryeminister hajde, hajde popull kope hajde

  10. dori says:

    Mos i ofendo njerezit e ndershem,,,,o kryeminister kokedru,,,qe Mendon vetem TE pasurohesh,,,,pa na trego a ka kryeminister ne ballkan me kaq shume probleme sa ty,,,I bere 5 vjet,rroga pensionet po ato…..thirri mendjes hajvan..

    ..

  11. Albani 1 says:

    KAZANI MEDIATIK.: Emer me te bukur nuk ke ku gjen se je tamam nga ata kazanet prej bakrri qe nuk kallaisen kurre..TURP te te vije mor antishqiptar dhe idjot profesionist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje