Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës është gati të presë turistët për sezonin e ri turistik.
Me shtëpitë e vogla të ndërtuara buzë ujit, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, me rrugica të vogla e të ngushta, të shtruara me gurë të vegjël, ku vështirë se mund të kalosh me makinë, zgjon interesin e gjithë vizitorëve apo turistëve vendas e të huaj.
Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor, ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës.
Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur. Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.
Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.
Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”.
Tani mbas 2000 vjetësh, turistët vendas e të huaj vijnë për të vizituar këtë fshat mahnitës dhe pamjen mbresëlënëse që të ofron.
Në Lin ka disa plazhe të këndshme me ujë të kristaltë, me rërë dhe guralecë të vegjël.
Një vend i bukur për piknik është edhe vendi i quajtur “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije pemësh.(atsh)
Fshati që duket nuk do kallauz por do investime.Kanë ardhur perandorë,qeveritarë për të pushuar në këtë vend por kanë ikur pa e zgjidhur qesen për këtë perlë të natyrës botërore.Megjithatë,Zotat qëndrojnë aty!
Fshati Lin u ndertua ne vitin 2013 sapo fitoi zgjedhjet Edi Rama ne krye te PS!
Mozaikiu i lashte daton vitin 2014 pas eres se re dhe ka per mjeshter piktorin Edi Rama qe e punoi kete mozaik gjate kohes se punes ne zyre si kryeminister!
Ai vazhdoi traditen mijravjecare te te pareve te tij,ndaj sot Lini mburret me padronin e ri,ashtru sic mburret sot Gerdeci qe u krijua nga shperthimi vullkanik gjate sundimit te Berishes se II-te!
… pse ka ndonje liqen ne Maliq ?! dikur ishte kenete , kete e di , por atehere nuk ekzistonte Maliqi , por Krastafilaku , dhe fshat Maliqi me tutje . Maliqi u ndertua me parate e ruseve , me njeres kryesisht te vajtur me zhvillimin industrial si TEC-i , fabrika e sheqerit , qe ne vitet 70 u be kombinati i sheqerit , pasi u shtua fabrika e re e sheqerit me ndihmen kineze , ajo e niseshtese me kontribut gjermano- lindor si dhe ajo e bersive te thata dhe alkolit , si nen produkte te perpunimit te sheqerit , qe kryesisht mbillej ne tokat e perfituara nga tharja e kenetes {NB. MALIQ}, POR DHE NE FUSHEN E KORCES , NE FSHATRAT REMBEC , PENDAVINJ , ROV , TEROVE , POJAN , ORMAN- POJAN , ETJ , KU RENDIMENTET ISHIN REKORD . nuk perjashtojme as fshatrat Ciflik , Bulgarec , Biranj , Vashtemi , ETJ.ETJ. por dhe zona e Devollit …! .. TANI KJO KULTURE BUJQESORE POTHUAJ NUK EKZISTON , PASI NE PLAN TE PARE KA DALE KANABIZI , “I ZBULUAR ” NGA “MENDJENDRITURIT E MODERRUAR TE POLITIKES “. GJITHASHTU DHE QYTETI SHUME I VOGEL I MALIQIT , KU BANONIN DEVOLLINJ , KOLONJARE , FUSHARAKE , OPARAKE , GORARE PRESPA -RAKE ETJ , QYTET I QETE DIKUR DHE SHUME I PASTERT , POR SOT PA INDUSTRI ..! NDOSHTAJ ME KETE LIQEN AI MERR JETE , DUKE U BERE QENDER TURISTIKE , QE BANORET TE MARIN FRYME , TE JETOJNE ..!.. URRIME ..!