Ceremonia/ Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordon titullin “Doktor Honoris Causa”, ish Zv. Kryeministrit të Greqisë, Theodhoros Pangallos

15 Maj 2018, 13:41Sociale TEMA
Ceremonia/ Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordon titullin

Mesazhi i Pangallos në Tiranë : Të drejtat e njeriut janë fuqi për pakicat

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordoi sot, titullin “Doktor Honoris Causa” z. Theodhoros Pangallos me motivacionin:“ Për kontribut të shquar në zhvillimet e proceseve demokratike dhe perspektivën europiane të Greqisë, mbështetjes për Shqipërinë në avancimin e proceseve demokratike dhe perspektivës së saj europiane dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë ”.

Presidenti i nderit i Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, gjatë ceremonisë së organizuar për dhënien e këtij titulli , u shpreh se Theodhoros Pangalos është pa dyshim mishërimi i qytetarit dhe intelektualit të angazhuar që jep betejat e tij të përditshme për barazi dhe drejtësi sociale.

Për një shoqëri më të drejtë, më të hapur, më multikulturore më progresiste dhe solidare. Njëkohësisht është dhe mishërimi i qenies politike, që nuk ndryshon bindjet dhe kozmoteorinë e tij në momentin që gjendet në pozicione drejtuese.”

“Shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të Theodoros Pangallos dhe me bindje të plotë them se jo vetëm vendi ynë ka nevojë për miq dhe mbështetës të tillë në Europë, por edhe vetë Europa ka nevojë për intelektualë të tillë që punojnë dhe veprojë pa rreshtur për ta bërë rajonin tonë dhe njëkohësisht Europën një hapësirë të përbashëkët të kulturës, prosperitetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, u shpreh Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Ish Zv. Kryeministri i Greqisë z. Theodhoros Pangallos, pas akordimit të këtij titulli dha një mesazh për të gjithë të pranishmit në ceremoni.

“Mos lejoni askënd t’ju mohojë të drejtën e fjalës, sado që të përpiqet t’ju thotë se këtë e bën në emër të një ideje apo një ideje tjetër. Dhe mos harroni se të drejtat e njeriut nuk janë bërë për shumicat, janë fuqi dhe duhet të veprojnë për pakicat”, u shpreh Pangallos.

5 komente në “Ceremonia/ Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordon titullin “Doktor Honoris Causa”, ish Zv. Kryeministrit të Greqisë, Theodhoros Pangallos”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Po bithekiris Pangalos po. Dmth beni si them une po mos beni si bej une…..
    Bithekira greke

  2. Xha Braho says:

    I thom Z. Pangalos qe mqs te drejtat jane per pakicat pse ne Greqi nuk doni te nj8hni asnje lloj pakice kombetare dhe fetare? Behuni demokrate se greket e lashte. Mos shkisni nga azia e erdocarit.

  3. Gent says:

    I thoni ketij sufllaqorit, qe ligjet dhe respektimi i te drejtave te minoriteteve nuk Jane detyre vetem shqiptare, por detyrime te perbashketa.
    Ka shume arvanitas ne Greqi, ndryshe nga zoteria, qe ndihen akoma shqiptare, pa asnje lloj te drejte. Nje mentalitet i tille bizantino-fashist, perdori po duart e te ngjashmeve me Pangallosin, per te masakruar vellezer te tjere shqiptare dhe i la historise genocidin mbi Camerine.
    Larg formaliteteve shteterore, Pangallos per shqiptaret eshte nje lloj turlie e shpifur greke, ndersa per greket, nje arvanitas muti, qe vlen vetem per tu perdorur kunder cdo lloj te drejte shqiptare.

  4. Henri says:

    BURRE I MENCUR DHE BABAXHAN GJITHMON I DREJTE KUNDREJT SHQIPTAREVE DHE MIK I VENDIT TONE.E MERITON.

  5. Ja ashtu... se s'kam ca bej says:

    Po c’eshte kjo fotografi turpi? Nga WC-ja e drejt tek Honorari “Cosi” shkoi Papangallua? Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje