Kjo e martë nuk ishte një ditë e zakonshme për kryebashkiakun Veliaj. Teksa mbërriti në Bashkinë e Tiranës me biçikletën e tij, kryetari Veliaj u takua me dhjetëra studentë hollandezë të cilët kanë ardhur të vizitojnë Tiranën këto ditë dhe që kishin zgjedhur të shëtisnin në rrugët e kryeqytetit dhe në sheshin “Skënderbej” me dyrrotak.
Ata patën mundësi që të bashkëbisedojnë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rreth ndryshimeve që ka pësuar këto tre vite kryeqyteti dhe ëndrrës për krijimin e alternativave të reja të transportit të cilat janë miqësore me ambientin.
Bashkia e Tiranës ka treguar gatishmëri për të lehtësuar lëvizjen me biçikleta, duke ndërtuar korsi të dedikuara të pajisura dhe me panele mbrojtëse duke rritur sigurinë e udhëtimit të çiklistëve.
Ndërkohë, Bashkia ka planifikuar edhe ardhjen në Tiranë të 4 mijë biçikletave të cilat jo vetëm do të krijojnë lehtësi për transportin e qytetarëve, por njëkohësisht do të ndikojë ndjeshëm edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ky eshte nje lajm vertet i bukur. Inkurajoj Temen te paraqese lajme te tilla sociale. Praktikisht me kete ka fituar jashtezakonisht pike e majta ne syte e hollandezeve sepse ata i vleresojne shume ketu thjeshtesine e lidereve. Dhe ata studente nuk kane ardhur kot atje..
Thjeshtesine eshte mire ta vleresosh,por jo kur ke bere Pasuri duke vjedhur dhe duke shitur favore per para.
Ne Shqiperi nuk ka asnje Politikan te Paster,edhe ky Veliu do te pergatise nje terren per te drejtuar PSne neser,por eshte nje pjelle e tyre dhe hajdut dhe gebels i propagandes sa jane edhe ata.Nuk impresionohet njeri nga Shqiperia se vijne nga Kombe me Tradita dhe me miresjellje dhe me respekt te lirive themeltare te njeriut.Tirana e berishes dhe e Rames mund te impresionoje ndonje qe vjen nga ndonje Fshat i varfer.
Mjafton te kerkosh nje banje publike apo te marresh nje taksi dhe do te shijosh ballkan halen.
Bravo lali Eri…jo si ai leva e Sali kriminelit, Lulushja…