UET: Fushata kundër universitetit për luftë tregtare, padi për shpifjet, dëmshpërblimet do t’i çojmë për bamirësi

15 Maj 2018, 21:36Sociale TEMA

Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e EEI Sh.p.k. – Iniciativa Europiane për Edukim hedh poshtë me neveri, si pjesë të një lufte tregtare lajme nga të ashtuquajtura portale mediatike, inskenime, tekste denigruese edhe të gënjeshtërta njëkohësisht.

Këto lajme nuk kanë asnjë bazë reale dhe janë tërësisht jashtë etikës së institucioneve private. Ato nuk janë gjë tjetër vetëm elemente të një fushate denigruese të nxitur nga elementët e konkurrencës për interesa tregtarë si dhe nga portale që kanë një natyrë shantazhuese mbi biznesin dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.

UET dhe shoqëria që e ka në pronësi, respektojnë të gjitha standardet e miradministrimit, sipas legjislacionit në fuqi në të gjitha aspektet dhe kanë marrëdhënie shumë korrekte me të tretët në funksione të detyrimeve fiskale etj. UET dhe shoqëria që e ka atë në pronësi u janë nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar, pas akreditimit akademik “shumë mirë” nga agjencia angleze e akreditimit QAA – Quality Assurance Agency.

EEI Sh.p.k. njofton se zyra juridike ka dokumentuar ligjërisht të gjitha llojet e këtyre sulmeve dhe është duke përgatitur paditë përkatëse për dëmtim imazhi, padi penale për shpifje dhe fyerje ndaj individëve, shoqërive tregtare dhe mediave që i nxitin dhe i përhapin këto lajme.

EEI sh.p.k. ka vendosur që të gjitha të ardhurat që do të përfitohen nga këto padi do të shkojnë për donacion tek Instituti Europian Pashko, organizatë jofitimprurëse e krijuar nga Iniciativa Europiane për Edukim për të promovuar vlerat e lirisë, konkurrencës dhe etikës së sipërmarrjes së lirë.

2 komente në “UET: Fushata kundër universitetit për luftë tregtare, padi për shpifjet, dëmshpërblimet do t’i çojmë për bamirësi”

  1. Elsa Demiraj says:

    Thuajini Henri Cilit te paguaje me parei borxhet qe keni tek tatimet, pastaj shihni te beni universitet, mos kujtoni se do mashtrohet kete radhe e dale perseri Samir Mane qe te pastroje librat nga magazinat e UET Press gjoja per donacione ne biblioteken e Lezhes.

  2. Besimi says:

    S’kam lexuar shkrim me idiot dhe pa asnje kuptim!
    Me ngjan si ndonje pjese fletushke te gjetur ne rruge qe mbase eshte pjese e ndonje shkrimi me te plote.
    Turp per ate qe e ka botuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje