Zbulohet klubi i ardhshëm i Sindrit Gurit

15 Maj 2018, 19:46Sport TEMA

Pas Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri do të vijojë karrierën e tij në Belgjikë, ku do të transferohet te skuadra KVV Oostende.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi belg në faqen zyrtare, ku ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin shqiptar për 3 sezonet e ardhshme.

“Njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen me Sindrit Gurin, sulmues shqiptar që luan në Ligën e parë të Shqipërisë, me Kukësin, ku është edhe golshënuesi më i mirë.

Guri, 24 vjeç do të nënshkruaj për 3 sezonet e ardhshme me klubin tonë, ndërsa këto ditë pritet të vijë për të kaluar testet mjekësore”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje