Nga Anila Shuka
Po të qe për socialdemokratin Michael Roth, ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të çelen sa më shpejt. Në lidhje me Shqipërinë, Roth përmend një sërë zhvillimesh pozitive që sipas tij duhen shpërblyer. Në krye të listës është procesi i rivlerësimit të gjyqësorit, vettingu, i cili sipas tij konsiderohet model për rajonin.
Negociatat do të kenë një impakt pozitiv për reforma të tilla: “Po të krahasosh zhvillimin në Shqipëri me atë në Serbi dhe Mal të Zi, të cilat po bëjnë negoicata konkrete për anëtarësim, mendoj se ky sinjal është një ndihmesë e madhe për stabilizimin e rajonit dhe dokumenton se ne e kemi seriozisht”, tha Roth të martën në mbrëmje në Berlin, gjatë një tryeze të rrumbullakët për Shqipërinë.
Qëllimi i tryezes së mbajtur në ambientet e Bundestagut ishte që të informoheshin deputetët dhe të interesuarit nga politika, shkenca, media dhe ekonomia rreth gjendjes aktuale në Shqipëri dhe të debatonin për përparësitë dhe anët negative të çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Por debati mungoi, pasi thuajse të gjithë folësit në këtë tryezë ishin pozitivë ndaj çeljes së negociatave. I vetmi që e shihte pak më ndryshe gjendjen në Shqipëri, është Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamentar CDU/CSU.
Frei tha se rezulatet e Vettingut, që deri tani ka pasur vetëm pesë procese, nuk mund të shihen ende. Veç të tjerash Frei përmendi edhe tema të tjera, që ende nuk po zgjidhen, siç është reforma zgjedhore dhe lufta kundër krimit të organizuar.
“Janë bërë përparime në luftimin e kultivimit të drogës, por jo në tregtinë me të,” vuri re ai. Grupi parlamentar i tij do ta caktojë së bashku me partinë tjetër të koalicionit, SPD, një pozicion deri në qershor, me të cilin do të prezantohet kancelarja gjermane në samitin e Brukselit, në fund të qershorit.
Për Manuel Sarrazin-in, momenti i tanishëm është shumë i përshtatshëm: “Nëse nuk hapen tani, do të ketë një periudhë pauze të gjatë”, tha deputeti i të Gjelbërve, i cili ishte edhe njëri prej organizatorëve kryesorë të takimit. Sipas Sarrazinit mekanizmi i perspektivës europiane është i vetmi mekanizëm efektiv për reformat dhe ngritjen e instiucioneve demokratike.
Edhe Ardian Haçkaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvilllim në Tiranë, përmendi zhvillimet dhe përparimet që ka bërë Shqipëria në këto kohë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë juridik. Ai përmendi efektin e madh pozitiv që ka Vettingu, jo vetëm në drejtësi por edhe në komunikimin mes opozitës dhe pozitës, që sipas Haçkaj ka nisur të jetë konstruktiv. “Evropa është për ne një çështje ekzistenciale, por ne e dimë se është një rrugë e gjatë dhe e vështirë”, tha politologu shqiptar.
Një mbështetje tjetër për negociatat erdhi edhe nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila vlerësoi procesin e reformës juridike, të cilën ajo e quajti një proces shumë të guximshëm, për të cilin Shqipërisë iu desh të ndryshonte një të tretën e kushtetutës dhe kujtoi ndër të tjera se integrimi i Shqipërisë në procesin e negociatave do të jetë një faktor stabilizimi në rajon, nisur nga fakti që “shqiptarët etnikë jetojnë në pesë prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Aktiviteti i moderuar nga gazetari gjerman, Michael Martens, korrespondent i Evropës Juglindore dhe Turqinë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, ishte organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni Gjerman për Europën.
E more gjerman aga ,si shum e menderosni, kur fitet qe Shqiperia te behet pjes e familjes Evropjane. Na u dashkan standarte .Per cilat standarte flisni kur ju funi duart ne politiken shqiptare deri sa bashkpunoni me ekstremistat komunist qe i kan prer te ardhmen shqiptarve. Si nuk flisni nje fjale per kryebanditin e komunizmit Sali -Qen-Serb -Berisha .Si prisni ne sallat tuaj nje kryetar partie si Basha qe Amerika, Aleatja juaj strategjike, e akuzon per lidhje me ruset .Pse i hodhet posht deklaratat e Zonjes Merkel se shqiptaret jan vellezrit tan ne Evrop. Me cfar llogjike flisni e flisni dhe me pas hezitoni te beni ate qe duhet ber per vellajn .Fain e paskan shqiptaret dhe politika e saj .Shqiptaret syt i kan nga ju dhe skan asnje lidhje me politikat e ndjekura nga simpatizantet tuaj .
Kur dilni ne konkluzjone mos mendoni se shqiptaret nuk ju kuptojne .Ose hiqni dore nga ato qe kini deklaruar ose ndaloni kete tradheti te hapur qe u behet shqiptarve nga partija juaj simoter Pd .
Shpesh degjojm se ju doni integrimin e Ballkanit Perendimor ne Evropen e bashkuar . Por te vertetat nuk perpushen me ato qe ju beni.
Juve u intereson Serbia se nuk kini klleqe ti kunderviheni ariut rus qe ju ben presjon .Nuk ju plas shum per Shqiperin ,nje grusht majmunesh qe ndodhen ne kufirin Evropjan .Ju e doni Serbin ti merrni parat qe kini invertuar . Ne Shqiperi ju hidhni disa therime qe te zihen partit politike me njera tjetren .Por nje gje esht e vertet . Historia ka treguar se shqiptaret sado qe te shtypen nga ju nuk kan per tu asimiluar . Kur ju te degradoni, nga bolluku ,do te vini era balt, shqiptaret do te jen qenje njerzore qe bien era dem .Ju nga bjond do ktheheni te gjith si zezaket Afrikan. Shqiptaret do te ruajn faren e tyre brilante .Keto qe ju them i kemi pare qysh nga vitet 60 kur ju kerkonit kruqezime me fara te tjera zeshkane. Nuk ju pelqejn shqiptaret se ju infektoheni e rrezikoheni te ktheheni ne orgjine .