Portieri legjendar i skuadres se Juventusit, Gigi Buffon, ka mbajtur kete te enjte nje konference per shtyp ku ka konfirmuar largimin e tij nga klubi bardhezi.
Kapiteni i “Zonjes se Vjeter”, ka falenderuar klubin e Juventusit per mundesine e madhe qe i ka dhene per tu bere ky qe eshte sot.
Nderkohe, Buffon ka konfirmuar se do te vijoje te luaje futboll dhe javen e ardhshme do te marr nje vendim perfundimtar se ku do e vijoje karrieren e tij.
“Frika ime ishte të vija në fund të kësaj aventure me Juven si mbështetës apo lojtar që nuk e kishte plot motorrin, por mund të them që nuk ndodhi kështu. E mbyll në lartësinë e emrit tim dhe të Juventus-it. I them faleminderit Juventus-it dhe familjes Juventus. Në 2001 morën një talent të jashtëzakonshëm, por nëse talenti u transformua në kampion, kjo është falë Juves sepse më ka dhënë mundësinë të bëj një hap të rëndësishëm në bindjet e mia dhe në mentalitet.
Nëse tani jam 40 vjeç dhe luaj kjo është meritë e Juves, e afrimitetit që këtu është ndryshe nga çdo klub i botës. Filozofinë e bëra timen dhe jam i sigurt që do ta përdor në të ardhmen edhe pas futbollit nëse do të më shërbejë. Është e vetmja mënyrë që njoh për të arritur te rezultatet me gëzimin se kam vuajtur, pavarësisht kupave, është dhurata më e bukur që më ka bërë Juventus.
Të shtunën në mbrëmje do të luaj ndeshjen time të fundit me fanellën e Juventusit. Dua ta mbyll me fitore të rëndësishme në shoqërinë e presidentit Andrea Agnelli dhe shokëve të skuadrës dhe të tifozëve. Nuk doja të thosha lamtumirë si një futbollist me motor të fikur dhe për këtë jam krenar.
Të shtunën do të luajë edhe një ndeshje, kjo është e vetmja gjë e sigurt. Agnelli e di se çfarë po më ndodh dhe është një këshilltar të cilin nuk dua ta humbas. Deri 15 ditë më parë ishte marrë vesh që do të hiqja dorë, por tani më kanë ardhur disa oferta dhe sfida stimuluese, si në fushë dhe jashtë saj. Propozimin më të rëndësishëm ma ka bërë Andrea, javën e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar“, deklaroi Buffon. (TemA)