Tre lojtarë agjërojnë, Daja thërret dy të rinj nga Korça për ndeshjen në Gjirokastër

18 Maj 2018, 13:02Sport TEMA

Skënderbeu luan nesër në Gjirokastër me Luftëtarin dhe në fushë do të jenë sërish lojtarët e stolit.

Por edhe me këta të fundit ka probleme në këtë moment, pasi tre prej lojtarëve që ishin llogaritur të luanin nesër po agjërojnë. Ata janë afrikanët Nimaga dhe Demte dhe kavajasi Krasniqi.

Titullarët i janë nënshtruar një minifaze nga stafi teknik, në funksion të finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin, që luhet më 27 maj.

Ndonjëri prej tyre pritet të luajë nesër dhe këtu bëhet fjalë për Alitin, Osmanin dhe Ditën. Në formacion do të ketë sërish vend për Teqjan, Vilën, Abazin, Sahitin, Gripshin, Samboun, por edhe Soeu do të luajë në Gjirokastër, pasi kërkon të shënojë për “Këpucën e artë”.

Për të plotësuar organikën e nevojshme, duke parë lojtarët që agjërojnë, trajneri Ilir Daja ka thirrur në Durrës dy lojtarë nga të rinjtë, Jorgo Pëllumbin dhe Uerdi Marën, për të cilët mund të ketë minuta ndaj Luftëtarit.

Mesjavën e ardhshme do të luhet ndeshja e fundit e kampionatit me Vllazninë, ku do të ketë më shumë titullarë në fushë, pasi do të jetë edhe si një test para finales së Kupës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje