22 vjeç, francez, qendërmbrojtës. Katër gola (një prej të cilëve në Champions League) dhe një asist në 53 ndeshje të luajtura në këtë sezon mes kampionatit dhe kupave.
Ai është Clement Lenglet, goditja e ardhshme e Barcelona-s në merkaton. Kështu, katalanasit kanë vendosur të përforcojnë mbrojtjen e tyre me lojtarin e Sevilla-s.
Lajmi është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”, që ka shkruar se negociatatjanë mbyllur shumë shpejt, me katalanasit që do të sigurojnë shërbimet e tij për 35 milionë euro.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 5–vjeçare me kampionët e Spanjës, por nuk dihet akoma rroga që do të përfitojë. Lenglet vlerësohet shumë nga Barça, siç tregojnë edhe 400 milionë që do të përfshihen në klauzolën për prishjen e kontratës.