Kukësi, Gjici flet pa dorashka, prapaskenat e largimit të Halilit dhe ofertat e padëgjuara për Gurin

17 Maj 2018, 16:35Sport TEMA

Safet Gjici duket se kërkon të revolucionalizojë Kukësin e tij. Shitjen e Sindrit Gurit ai e shikon si një pikënisje të projektit të tij dhe synimi është që çdo fund sezoni të shiten 3-4 lojtarë. Sigurisht kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, por me punë gradualisht gjërat mund të përmirësohen. Numri një i klubit verilindor ka folur në lidhje me transferimin e shkodranët, ndërkohë që ka zbuluar se ka pasur ofertë edhe nga Dinamo Zagreb dhe ekipe të Serie A.

“Unë kam pasur shumë oferta edhe nga klube shumë të mëdha, si Dinamo e Zagreb-it, apo ekipe të Serie A italiane, pasi siç e dini Guri ka edhe pasaportën italiane edhe është një plus për këtë lojtar edhe për klubin. Kjo ishte edhe arsyeja që ne bëmë një transferim me shifra të tilla. Ndoshta nga Oostende do transferohet në ndonjë klub tjetër me një çmim më të madh, por unë i uroj sukses Guri për atë që ka dhënë dhe i uroj suksese tek Oostende”, ka thënë mes të tjerash Gjici në një intervistë të dhënë për “Report Tv”.

I pyetur në lidhje me shumën e derdhur në arkat e klubit, presidenti i Kukësit nuk ka dashur të zbulojë shifra, por tregon se zotërojnë ende 20% të kartonit dhe madje për çdo transfertë që do të bëhet. Gjici ka treguar se ka pasur një takim me trajnerin Peter Pacult dhe se pret që ai së bashku me stafin të gjejnë lojtarët që u duhen, 4-5 të cilët të bëjnë diferencën, me synim kapjen e grupeve në Europa League apo Champions League.

ÇËSHTJA HALILI –  “Menaxherin Halili, e kam marrë më shumë, jo se ka pasur ndonjë dijeni për fushën që ka mbuluar, e kam marrë si kuksian. Ka qenë krahu im i djathtë deri diku në aspektin e menaxhimit, por me thënë të drejtën më ka zhgënjyer në disa menaxhime që nuk ka pasur as autoritetin, as përvojën as nuk ka qenë i aftë për t’i menaxhuar”, thotë mes të tjerash Gjici, që më tej vijon të flasë dhe lë të kuptojë se edhe raporti i tij me Pacult nuk ka qenë i duhuri.

“Nuk ka qenë marrë shumë me klubin, ka pasur kritika herë pas here edhe në takimet që unë kam bërë me stafin. Ai nuk e ka zbaruar atë që i kam thënë unë, është marrë me disa punë të tjera që nuk kanë lidhje me klubin. Erdhi vendim im që të vijë dikush tjetër, që të vijë dikush që e njeh më mirë tregun e lojtarëve, brenda dhe jashtë vendit. Shkumbini është një nga ata, që e tregoi veten në transfertën e parë që bëri me Gurin. Do ta kemi në çdo lojtar që do të ketë premisa për të shkuar lart. Do rritim stafin, në futboll nuk merret: “hajt se ky është kuksian dhe ta marrin në menaxhim”. Duhet parë nëse bën apo nuk bën për punën. Ka ardhur koha që ne t’i japim prioritet edhe stafeve. Ne kemi marrë ‘timonierin’ e ekipit, që është trajneri Pacult, një trajner me përvojë, korrekt dhe me disiplinë. Ai do patjetër edhe stafin që të bashkëpunojnë  ashtu siç ka linjën e vet të korrektësisë dhe disiplinës. Ndoshta Naimi nuk iu përgjigj kësaj disipline dhe kërkese llogarie, dhe për rrjedhojë morën edhe vendimin për ta larguar nga klubi”, përfundoi Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje