Vllaznisë i shtohen hallet para Kukësit

17 Maj 2018, 15:32Sport TEMA

Vllaznia ka pak shanse për të qenë në Superiore sezonin e ardhshëm, pas humbjes me Partizanin dhe fitores së rivalëve të saj.

Por “shpresa vdes e fundit” dhe dy ndeshjeve të mbetura do t’u bëhet shërbimi si duhet, kuptohet, duke mi mbajtur veshët nga ndeshja e Kamzës, që pret Laçin të shtunën.

Para ndeshjes me Kukësin, për trajnerin Kraja ka probleme me grupin e lojtarëve dhe pritet që të shtunën të ketë tre mungesa.

Përveç Vucajt të skualifikuar për shkak kartonësh, Malota dhe Orelesi mund të mos luajnë për arsye dëmtimi. Mungesa shumë të rëndësishme, por te Vllaznia kanë besim se do ta fitojnë këtë ndeshje.

Kukësi vjen pa objektiv, sepse e ka siguruar vendin e dytë, kështu që shkodranët kanë shumë mundësi për të marrë 3 pikët, por fitorja do të kishte vlerë vetëm nëse ndalet Kamza rivale.

Kuqeblutë shpresojnë që Laçi t’u bëjë një “nder” të shtunën.

2 komente në “Vllaznisë i shtohen hallet para Kukësit”

  1. undefined says:

    VLLAZNIA FITON ME KUKSIN VENDOSENI 1
    I

  2. undefined says:

    VLLAZNIA FITON ME KUKSIN VENDOSENI 1
    I……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje