Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, paralajmëron se stabiliteti i Eurozonës mund të rrezikohet nëse qeveria e re italiane nuk do t’i respektojë detyrimet në lidhje me borxhin dhe deficitin.
“Nëse qeveria e re nuk do t’i respektojë detyrimet për borxhin, për deficitin, por edhe për konsolidimin e bankave, i tërë stabiliteti financiar i Eurozonës do të kërcënohet”, është shprehur ai gjatë një emisioni. “Ose duhet të jemi të aftë të zvogëlojmë divergjencat ekonomike, ose euro do të dobësohet apo rrezikon të zhduket”, tha ai për CNeës dhe Europe!.
Ndërsa në lidhje me mundësinë e formimit të një qeverie populiste në Itali, La Maire është përgjigjur: “Italianët duhet të kuptojnë se e ardhmja e Italisë është në Europë dhe askund tjetër, por ka disa rregulla dhe ato duhen respektuar. Nëse qeveria e re do të marrë përsipër rrezikun e mosrespektimit të detyrimeve të saj, i gjithë stabiliteti financiar i Eurozonës do të rrezikohej”.
Le Maire përsëriti nevojën e një marrëveshjeje me Gjermaninë për të caktuar një “udhërrëfyes” për reformën e eurozonës në qershorin e ardhshëm.
Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Matteo Salvinit, lideri i Lega-s, njëra prej partive që pritet të bashkëqeverisin Italinë. “Një ministër francez “paralajmëron” qeverinë e ardhshme: mos ndyrshoni asgjë ose do të keni probleme. Një tjetër ndërhyrje e papranueshme në fushë. Nuk kam kërkuar vota për të vijuar në rrugën e varfërisë, të pasigurisë dhe emigracionit. Të parët janë italianët”, ka shkruar ai në Twitter.(TemA TV)