FOTOT/ Skena apokaliptike në Hawaii: Vullkani Kilauea po shkatërron çdo gjë

20 Maj 2018, 11:26Bota TEMA

Imazhet e kapura nga ajri tregojnë shkatërrimin që ka sjellë  shpërthimi i fundit i lavës në vullkanin e Kilauea të Hawaii.

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Hawaii ka njoftuar se shpërthimet po vazhdojnë dhe lava po “derdhet lumë” në zonën Lanipunija Gardens.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak orë më parë, dhe krijoi një re tymi deri në 2,133 metra lartësi.

Zyra hawaiiane e Mbrojtjes Civile deklaroi se policia, zjarrfikësit dhe trupat e Gardës Kombëtare po sigurojnë zonën për të parandaluar njerëzit që të hyjnë në të dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve që të përgatiten për evakuim.

Shkencëtarët thonë se kjo ishte shpërthimi më i fuqishëm edhe pse ka zgjatur vetëm disa minuta dhe shpërtheu dy javë pasi vullkani filloi të nxjerrë lavën në vendbanimet rreth 40 kilometra në lindje të kraterit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje