Policia Rrugore ka vijuar një aksion në Tiranë për të ndëshkuar të gjithë shkelësit e sinjalistikës.
Nga kontrolli u morën 189 masa administrative.
Ndërkohë, nga video e përcjellë duket se policia ka ndërruar taktikë për evidentimin e shkelësve.
Ndër të tjera “blutë” e qytetit njoftojnë:
“Vijon kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor.
Kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e Kryeqytetit, ku u konstatuan:
• 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).
• Tërhiqen 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh.
• 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
• Merren 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.” shkruhet në njoftim. (TemA)