Hetuesit e Krimeve të Rënda nuk kanë mundur të gjejnë pamje filmike të takimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm në një lokal në Vlorë.
Ndërkohë, përgjimi origjinal i publikuar nga PD ndodhet tashme në duart e prokurorisë, e cila pritet ta çojë për ekspertim jashtë vendit.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku pretendohet të kenë qëndruar Albert Veliu, “Bashkëpunëtori X” i audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike nuk i kanë ardhur në ndihmë hetimit.
Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për AbcNews se nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka pamje të ditës kur pretendohet të jetë realizuar përgjimi i bisedës mes “Babales” dhe Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë prej pasdites të së martës, Prokuroria për Krimet e Rënda zotëron materialin origjinal të përgjimit, si edhe mjetin me të cilin është realizuar përgjimi.
Ato u dorëzuan në prokurori nga ana e gazetarit, Jetmir Olldashi, autori i investigimit gjatë të cilit u realizua përgjimi.
Burime jozyrtare konfirmuan se ekspertimi i audiopërgjimit për të identifikuar nëse zëri në të i përket Agron Xhafajt do të realizohet në një laborator jashtë vendit, pa dhënë detaje për emrin.
Prokuroria do të vendosë në dispozicion të laboratorin që do të kryejë akt-ekspertimin edhe regjistrimet audio të zërit që i janë bërë për llogari të hetmit Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.
Veliu la kampion krahasues zëri pas dëshmisë së tij ditën e premte tek Krimet e Rënda, ndërsa Xhafaj në Prokurorinë e Tiranës, një ditë para se të udhëtonte drejt Italisë ku u vetëdorëzua tek autoritetet e këtij vendi ku kishte një dënim me burg të pakryer.
Nga ana tjetër, prokuroria po kryen verifikime për saktësimin e punonjësve të policisë me emrin “Ermal” në organikën e Policisë së Vlorës për kohën, kur pretendohet të jetë bërë audiopërgjimi, e nëse po, në cfarë sektori ka qenë i angazhuar.
Nese ekspertiza do behet me kampionin e zerit qe ka lene agron xhafa ne prokurori patjeter qe egziston mundesia e fallsifikimit , pasi prokuroria tashme e kontrolluar nga rilindja mund te vendosi edhe zerin e edi rames. Dhe pergjigja dihet si del.
Nese duan vertet te nxjerin te verteten laboratori i huaj i specializuar duhet te mari vete kampion te zerit te agron xhafes ku ndodhet ne itali.
PS: mqs keta i paskan fshire pamjet e dites qe eshte bere takimi tregon vetem 1 gje qe e kupton edhe me idioti.
Harroje qe ka laborator qe qe mund te verifikoje vertetesine e audios se nje pergjuesi stilokalem qe max kushton 10 usd . Mjeti qe ka perdor ai gazetar eshte i nje cilesie te fundit dhe pergjimet e ketij pergjuesi ska laborator qe i verifikon pra eshte nul .ketu do jemi e do ta degjoni kete pergjigje qe po shkruaj un. Te me falesh per mungesen e modestise po eshte nje proces qe e njoh jo mire po shum mire . Pergjues profesional nen 1500 usd nuk gjen . Te lutem verifikoji ne internet . Nje pergjues i lire sic ka perdor gazetari e sic kan shum gazetare e polici private ne shqiperi ka nje diapazon qelizash zeri te paperfillshme e nuk mund ta verifikosh dot ne laboratorin me te sofistikuar . A po nese do isha un ashtu sic beri pergjimin audio bente dhe ate video e te pakten moralisht e demtonte Agronin se perseri as video sdo merreshte per baze nga laboratori me ate pergjues aq cheap . Sdqft ketu do jemi e do vertetohet plotesisht ca kam shkruar tani . Flm qe me lexuat .
Doli i pafajshem Agron Xhafaj me duket,ja hodhi!Tani duhet te denohen babolja dhe Jetmir Olldashi
per mashtrim,manipulim dhe montim.Ç’deshen keta qe investiguan Vellain e Ministrit?!E harruan
keta videon e te ndjerit Dritan Prifti?Eshte humbje e madhe per ekonomine shqiptare,nese denohen
biznesmenet e droges.Pa bere Rama testin e droges,nuk permisohet imazhi i Shqiperise ne arenen
nderkombetare.Humbi shume pike Rama ne Gjermani,e nxorren genjeshtare.
O Zigo !
Po futi a derzi nji vizite mjeksore ne patologe !
Je renduar shume kohet e fundit.
Mos u merzit,bej pagez durim dhe te gjitha do ti nxjeri ne drite ,koha !
Hëngshi kokat, jarebi… të gjithë së bashku!
E crrejne keta demonkratet..hic si kane ngjare bijve te Enverit….-
–
I vetmi ndryshim nga skenari i Ilir Metes me vidjon me ze dhe bllok ne dore eshte se nuk kemi kerkuar akoma ndihmen e FBI apo “nderkombetarev” si nxitoi nga turbullimi vete Ed Rama….
O Adi
O Zigur
Si ka mundesi qe kuptoheni qe jeni shok te babales. Per lek punoi Babalja. Per lek edhe ju. Sapo te merrni pushtetin do rehatoheni me nje rroge baze dhe me vjedh sa te mundeni.
Rrofte dhimekraqia