Mashtronin se punësonin në kompani private, në pranga burrë e grua, i morën qytetarëve 200 mijë euro

22 Maj 2018, 10:56Kronika TEMA

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona burrë e grua, me akuzën e mashtrimit.

Fisnik dhe Migena Kajolli, 34 vjeç dhe 27 vjeçe u vunë në pranga  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit, nën premtimin se do t’i punësonin në kompani të ndryshme private, në këtë mënyrë ju kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej 200 mijë euro.

Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç

2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje