I dyshuar për lidhje me ISIS, shqiptari nga Berati ndalohet në Kakavijë

22 Maj 2018, 08:30Kronika TEMA

Autoritetet greke kanë arrestuar pasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati.

Sipas policisë, emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Raportohet se ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik.

Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun.

Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare.

Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.

1 komente në “I dyshuar për lidhje me ISIS, shqiptari nga Berati ndalohet në Kakavijë”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Si nuk paska një koment, xhanëm…! Ku janë “patriotat” kuq e zi, të bëjnë “du” në Kakavije dhe të çlirojnë këtë “trim” shqiptar…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje