Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Izrael, e para vizitë e një ministri Mbrojtjeje të Shqipërisë në këtë vend.
Në Tel Aviv, ministrja Xhaçka u prit përmes një ceremonie zyrtare nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman.
Në takimin me homologun e saj izraelit, ministrja Xhaçka i konsideroi si të një rëndësie të veçantë marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Nga ana e tij ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.
Ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
Ministrja Xhaçka ftoi homologun e saj izraelit për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe Mbrojtjes, edhe për Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.
Temë e takimit mes dy zyrtarëve të lartë ishte edhe siguria kibernetike, industria ushtarake si dhe një projekt i afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak.
Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me zyrtarë të Drejtorisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (SIBAT).
Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
ne qenkemi miq me te gjithe ..! bravo qeveri ..! po armiqte ku jane ?! mos do vine ndonje dite nga ndonje tjeter planet ?!.. mos prishim parate e popullit kot , per shtete qe trupin e kane ne vendet e tyre ,por “zembren ” e kane diku gjetke ..? aleatet e NATO-s i keni komshinj , flisni me ta per gjera plot e kot , pasi askush jnuk ju ka ngacmuar , vec popullit tuaj qe” pi kafe veresie “, pasi parate qe nxjer ,nuk dalin as per te blere buke ..!