Bastiset gjatë natës Prokuroria Durrës, vidhen materiale të prokurorëve. Ngjarjen e denoncoi pastruesja...

24 Maj 2018, 08:16Kronika TEMA

Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, raporton “Panorama”.

Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.

Eshte urdheruar qe te mos hyje askush brenda pasi prish vendin e proves. Pas kesaj, njoftohet se do te behet inventari per te pare se cfare saktesisht kane synuar grabitesit.

Ndërkohë po keqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishterinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Vjedhja eshte konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur qe ne oret e para te mengjesit kur nisi punen, dyert e demtuara te prokurorise.

Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.

1 komente në “Bastiset gjatë natës Prokuroria Durrës, vidhen materiale të prokurorëve. Ngjarjen e denoncoi pastruesja…”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    sunitet po bejne ………..shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje