Këto pamje që ju do të shikoni më poshtë vijnë nga qyteti i Sarandës.
Në to shfaqet Bazilika-Sinagogë e Sarandës e ndërtuar përgjatë shekujve IV-VI.
Kjo Bazilikë-Sinagogë është pjesë e zonës së mbrojtur arkeologjike të qytetit të Sarandës e shpallur me V.K.M, nr. 729/ dt.01.09.2010, si dhe pjesë e qendrës antike të Onhezmit e quajtur “Kalaja në Qytetin e Sarandës”, shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës me urdhëresë në datën 08.01.1977.
Përshkrimi: Rrënojat e bazilikës ndodhen në qendër të qytetit të Sarandës. Ky monument ndodhet brenda dhe shumë pranë murit rrethues lindor të antikitetit të vonë. Në kontekstin urbanistik dhe arkeologjik ku ndodhet ky kompleks i rrallë për periudhën, është shumë i rëndësishëm për të kuptuar organizimin e qendrës antike të Sarandës.
Gërmimet arkeologjike nisën në vitin 1979 dhe vazhduan në disa fushata përgjatë viteve 1980 nga arkeologu Kosta Lako, i cili zbuloi një monument kompleks me disa faza ndërtimi nga periudha romake në antikitetin e vonë, ku më e rëndësishmja ishte kthimi saj në një bazilikë paleokristiane. Gërmimet në këtë monument rinisën sërisht në vitin 2003 nga një projekt i përbashkët shqiptaro-izraelit nga arkeologët Gideon Foerster, Kosta Lako, Etleva Nallbani, Ehud Netzer, si dhe me bashkëpunimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës me pjesëmarrjen e Agron Islamit.
Këto gërmime sqaruan se bazilika paleokristiane e gërmuar nga Kosta Lako, përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ky transformim nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë ndryshimi të dhunëshëm. Sipas arkeologëve komuniteti që përdorte kompleksin hebraik ose është konvertuar në fenë kristiane, ose një komunitet tjetër kristian i ka zënë vendin atij hebraik.
Tre faza dyshemeshë me mozaik, janë identifikuar para realizimit të dyshemesë së bazilikës. Faza më e hershme prezantohet nga dyshemeja me mozaik të periudhës romake, që siç duket i përket një ndërtese romake, ndoshta dyshemesë së një vile.
Dyshemeja e fazës së më vonshme paraqet një dekor krejtësisht gjeometrik dhe përmbledh motive të realizuar me shumë kujdes dhe elegancë. Të dya dyshemetë ndodhen në dy anë të ndryshem (veri dhe lindje) të të njëjtit oborr të krijuar para bazilikës. Dyshemeja e tretë përfaqësohet nga një mozaik më i vonë, duke veshur një ambjent pak më të madh, i cili zë gati gjysmën perëndimore të nefit qëndror. Ai është realizuar krejtësisht me motive gjeometrike dhe për shkak të ngjashmërisë së teknikës së punimit me mozaikun e dhomës me menorah, mendohet të jetë realizuar në të njëjtën kohë.
Mozaiku me shandanin shtat krahësh menorah, përfshinte gjithashtu një etrog (qitro) së bashku me një shofar (bririn e dashit), të cilat janë simbole të rëndësishme hebraike që shoqërojnë zakonisht menora-n ë dhe janë përdorur gjatë festave fetare.
Ambientet që i përkasin sinagogës më të hershme, janë një dhomë në formë L-je me menorah në dysheme, rezervuari i ujit (B), pjesa në lindje të dhomës me menorah, si dhe ambjenti me mozaik që zë gjysmën perëndimore të nefit qëndror.
Në një fazë tjetër, me sa duket po i njëjti komunitet që përdorte këto ambiente, vendos të ndërtojë një sallë lutje shumë më të madhe të dekoruar me simbole biblike.
Të periudhës së përdorimit të ndërtesës si kishë, janë dy element të dukshëm, një panel me mozaik që mbart dy mbishkrime, njëri i organizuar në pesë rradhë dhe i paraprirë nga një kryq me karakter dedikimi, si dhe një tjetër në fund të panelit në dy fjalë të organizuar në dy reshta.
Kompleksi hebraik ka qenë në funksion për një periudhë prej 100 deri 200 vjetësh, përpara se të konvertohej në kishë. Duket se i gjithë kompleksi është shkatëruar nga një zjarr i fuqishëm, i lidhur me sulmet e sllavëve gjatë ardhjes në Peloponez në çerekun e fundit të shek. VI.
Bibliografia: K. Lako., Bazilika paleokristjane e Onhezmit, Iliria, 1991/1-2, f. 123-187; E. Nallbani., Une nouvelle synagogue de l’Antiquite tardive (?). Identifiee a Saranda (Albanie), Hortus Artium Medievalium 9, Zagreb-Motovun, 2003, f. 167-172; G. Foerster, K. Lako, E. Nallbani, E. Netzer., Sinagoga e Sarandës (Anchiasmos) në antikitetin e vonë, Candavia 1, 2004, f. 171-188.
Funksioni: Ka qenë fillimisht sinagogë e më vonë u transformua në bazilikë, sot është monument i vizitueshëm.
Itinerari: Bazilika ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës pranë rrugës Abedin Dino dhe drejt saj mund të shkohet me çdo mjet transporti. (TemA)
Mero Baze e zhduku shkrimin per Lu Lu Arvziun menjehere pas komenteve te bukura per te dashurindashnorin e Meros LuLu…dhe tani qe iku LULu ,e ka frike Meroja Ambasadorin Amerikan, ish- Ambasadorin.
Lobimi greko-izraelit e paska gjetur rugzgjiidhjen duke i keputur nje bazilik-snagog!! Pse kjo rrenoje kulti nuk mund te jete tempull pagan!?
“Latinet pushtuan Helladen dhe Helene ka pushtuar me kulturen e saj Latinet dhe Boten” Ciceroni.
####
Tre fjalet e artikullit qe tregojne madheshtin e Helades …. Agi Saranda, Basilika (Mbreterorja ne AL), Sinagoga (Syn-agoji = trajtim …)
Ik o beqir i janullkes
Po, mor ti i Heladës, përse je lar e larg nga pasardhësit latin në të gjitha fushat e jetës. Me intriga jeni të nivelit serb.
Lobimi greko-izraelit e paska gjetur rugzgjiidhjen duke i keputur nje bazilik-snagog!! Pse kjo rrenoje kulti nuk mund te jete tempull pagan!?.
Lobimi greko-izraelit e paska gjetur rugzgjiidhjen duke i keputur nje bazilik-snagog!! Pse kjo rrenoje kulti nuk mund te jete tempull pagan!?..
Fuksioni
Ka qene me pare vile romake pastaj ne sinagoge me pas bazilike
Mjaft i re vërdallë o toni montana, e quajmë teqe dhe kështu kemi kënaqur egon tende
Lereni ne doren e Gjushit te Durresit, se ia gjen ai terezine se cfare ka qene e c’do te behet.
Gazetar dhe njerez te dobet qe nuk dine te respektojne dhe te mbrojne vendin e tyre ?!
Me dhimbje vlla me dhimbje