Telefonata 18 minuta, Sekretari i Jashtëm britanik ‘viktimë’ e një loje. Kujtoi se fliste me kryeministrin armen, por…

25 Maj 2018, 08:32Bota TEMA

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, u bë viktimë e një shakaje telefonike të personit i cili iu prezantua sikur të jetë kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, raporton BBC.

Në një regjistrim të postuar në internet, te bisedes qe ka zgjatur 18 minuta, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar përgëzon telefonuesin qe e di se eshte kryeministri dhe vazhdon të diskutojë marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë, helmimit të Salisbury dhe situates ne Siri.

“Ministri e kuptoi se është mashtruar dhe mbylli bisedën. Kryem një kontroll të menjëhershëm dhe kuptuam se ishte një shaka”, tha ministria e Jashtme e Britanisë në një njoftim.

“Salisbury, përdorimi i armëve kimike në Siri dhe zhvillimet më të fundit në Armeni janë zhvillime serioze.

Këto veprime fëmijërore flasin për joseriozitetin e personit që mori në telefon, dhe atyre të cilët qëndrojnë prapa kësaj”, thuhet në kumtesë.

“Natyrisht kjo nuk duhet të ndodhte. Një hetim është në proces për të përcaktuar rrethanat rreth kësaj thirrjeje dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”, tha një zëdhënëse e ministrise.

Regjistrimi prej 18 minutash ishte postuar në YouTube nga gazetari britanik pro-Kremlin Graham Phillips.

 

1 komente në “Telefonata 18 minuta, Sekretari i Jashtëm britanik ‘viktimë’ e një loje. Kujtoi se fliste me kryeministrin armen, por…”

  1. dhe i kerkoj bjondit Anglez nji takim dy ditore me bo sex ne nji Hotel luxoz ne Armeni !
    Anglezit i pelqeu oferta por ju nderpre lidhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje