Pas Mërgim Mavrajt në konferencën për shtyp ishte dhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.
Sulmuesi që luan në Terek Grozny theksoi në konferencën për shtyp se sfida ndaj Kosovës ishte një test për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve të rinj dhe disa skema të reja.
“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje.
Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.
Sfida e radhës e Kombëtares shqiptare do të jetë të dielën më 3 qershor kundër kombëtares së Ukrainës.
Një sfidë që do të luhet në orë 16:00 në Evian të Francës.