Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar gjatë mbrëmjes së djeshme në në autostradën Tiranë-Durrës.
Uniformat blu i kanë pezulluar patentat disa drejtuesve të makinave pasi ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kishin konsumuar akool.
Polici: Oooo me 160 e ke këtë zotëri
Polici: Me targa angleze, kaloje për komision
Polici: Emigrantët vijnë dhe ecin me 160 km/orë këtu, ç’farë ti bëjmë…
Polici: Vazhdo procedurën për komision
Makina e dy të rinjve emigrant të ardhur nga Anglia e ka kaluar shpejtësinë e lejuar me 70 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ndërkohë gjatë të shtunës Policia ka vijuar kontrollet edhe për shoferët e dehur. 7 shoferët të dehur, të cilët kishin konsumuar alkool më shumë se 0.50 mg/litër janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që 6 drejtuesve të tjerë u është pezulluar leja e drejtimit.