Ambasadori italian: Procesi gjyqësor në Katania kundër Habilajve, nuk ka lidhje me Saimir Tahirin

5 Qershor 2018, 10:10Politika TEMA

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, ka deklaruar se porocesi që po zhvillohet në Itali për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Këtë deklarata ai e bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.

“Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio.

Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka pasur precedent më herët në vendet europiane.

“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë europiane, ndoshta s’ka askund.

Eshtë reformë e thellë dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare.

Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të Gjykatës Kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në veting. Por natyrshëm ky është çmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë”, tha ambasadori.

6 komente në “Ambasadori italian: Procesi gjyqësor në Katania kundër Habilajve, nuk ka lidhje me Saimir Tahirin”

  1. gamor qi njek na pas says:

    bo bo! reforme e thelle qeka bo vallahi! sqeka bo n as i ven tjeter! u vran robt e u plagosen me dhjetra mu nmes t bulevardid si me ken pula deti, ene pas 6 vitesh ska pagu hiç njeri. lene mo me thon qi kriminelat lehin e kuisin ene hedhin valle mu n goj te… pules.

  2. kapteri says:

    Faleminderit Ambasadorit per kontributin e jashtezakoneshem,
    Vetingu i “peshqeve te medhej” po jep frytet e tije ne saje te ndihmes suaj

  3. Bushi says:

    Po zoti Ambasador,jame dakord me ju,se edhe shqipetaret e ndershem e kane te qarte,se, Saimir Tahiri eshte i pafajshem.Te fajshem e beri Berisha me Bashen,se u hoqi nga duaret Lazaratin,vendi ku keta u pasuruan me pasuri marramendese.

    1. Mario says:

      Shumica e komenteve jane me ironi kundrejt ambasadorit te pepinove, vetem vemjet si puna jote e marrin seriozisht.

  4. Qoftelargu says:

    Ri Ambasador se te gjeti qoftelargu sali ndonje gjysh a stergjysh a ndonje kusheru te lidhur me fashizmin a me mafien dhe ku do vesh pastaj!! Po lerkon ai miku ja gati e ke shkrimin

  5. E mbani me shkume ju babalet , tani……..zbutet kollaj qe t’ mos perdorni sapun ne….Rec…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje