Tirana, mbrojtësi Hoxhallari rinovon kontratën deri në vitin 2020

5 Qershor 2018, 17:05Sport TEMA

Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Ze Maria tek Tirana ka vijuar puna dhe për rinovimin e lojtarëve kryesor.

Këtë të martë mbrojtësi Erjon Hoxhallari ka rinovuar kontratën që e mban të lidhur me klubin bardheblu deri në vitin 2020.
Mbrojtësi i majtë është pjesë e rëndësishme e projektit të Tiranës për sezonin e ri.

Klubi 24 herë kampion i vendit ka refuzuar disa oferta nga jashtë vendit për të firmosur një tjetër kontratë dy vjeçare me Erjon Hoxhallarin që është produkt i Akademisë bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje