Uillian pranon se Brazili ka shumë presion dhe kjo gjë mund të ndikojë në performancat e skuadrës.
Në konferencën për shtyp përpara mediave, mesfushori i Çelsit thotë se skuadra po stërvitet mirë dhe të gjithë kanë besim se mund të bëjnë mirë.
“Është e vërtetë që Brazilin e shohin të gjithë si favoritë dhe presin që ne të ngremë trofeun.
Edhe ne lojtarët duam, por nuk është e lehtë. Sigurisht që do të bëjmë gjithçka.
Tite? Është i qetë dhe ne duam të bëjmë gjithçka që na kërkon në stërvitje.
Kërkon ta shmangë presionin, por është e pamundur sepse e dimë që të tjerët presin shumë nga ne”, ka thënë Uillian në konferencën për shtyp.