Prezantohet Arlind Kalaja, Kukësi bën goditjen e dytë zyrtare në merkaton e verës

6 Qershor 2018, 14:38Sport TEMA

Arlind Kalaja është zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Futbollisti shkodran është prezantuar pak momente më parë me skuadrën e tij të re, pasi ka firmosur edhe kontratën përkatëse me kohëzgjatje dyvjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kukësit në facebook, që ka postuar edhe fotot e prezantimit të shkodranit, duke shkruar këto fjalë:

“Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadres për ndeshjet në kupat e Europës.

Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese! FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera. FORCA KUKËSI!”

Kjo është lëvija e parë që Kalaja bën nga skuadra e tij mëmë, Vllaznia. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të majtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje