Astrit Hafizi: Ja pse kombëtarja shqiptare drejtohet vetëm nga trajnerë të huaj

6 Qershor 2018, 09:12Sport TEMA

Ish-trajneri i kuqezinjve në vitet ‘2000, Astrit Hafizi, ka dhënë një shpjegim se pse kombëtarja jonë, që pas ardhjes së Armando Dukës në krye të FSHF-së, ka në pankinë vetëm trajnerë të huaj.

I ftuar në Provokacija të Mustafa Nanos në ABC News, Hafizi tha se ishte kjo një zgjedhje e Dukës, të cilën ia kishte thënë dhe në një bisedë vite më parë, pasi një trajner shqiptar kishte gjithnjë telashe me ndikime nga të gjitha anët, politika apo shoqëria, për shkak të një realiteti me raporte shumë të afërta, deri dhe familjare.

Ndërsa një trajner i huaj, në gjykimin e Dukës do ishte komod në këtë aspekt.

Dhe vërtet, me erën Duka në krye të futbollit shqiptar, në asnjë rast nuk është diskutuar ndonjë figurë shqiptare për ta drejtuar kombëtaren, në një histori që nis me gjermanin Brigel.

1 komente në “Astrit Hafizi: Ja pse kombëtarja shqiptare drejtohet vetëm nga trajnerë të huaj”

  1. Laerti says:

    O Hafizi!
    Pse je kaq frikacak?
    Mos na trego mbrockullat e Dukes,por gjykimin tend.
    Me mire te mos flisje fare,se je treguar servil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje