Kiko Casilla është përfshirë në një debat të ashpër me Zinedine Zidane pas vendimit të ish-trajnerit për të zgjedhur të birin e tij në formacion në ndeshjen e muajit të kaluar të La Liga-s ndaj Villarreal.
Kështu pretendon një gazetar spanjoll.
Gjithsesi, kampi i Casilla-s e ka mohuar incidentin.
Luca Zidane, 20 vjeç, ka debutuar te Real Madrid në barazimin 2-2 ndaj Villarreal, që do të thoshte se Casilla, i cili është portieri rezervë pas Keylr Navas, nuk do të merrte pjesë.
Duke folur për emisionin El Chiringuito ditën e hënë, një gazetar spanjoll ka pretenduar se ai donte të godiste Zidane për vendimin e marrë.
Soria gjithashtu raportoi se 31-vjeçari do të kishte fituar 600,000 euro nëse do të kishte luajtur, pasi do të kishte arritur objektivin e parashikuar në kontratë.
Por përfaqësuesit e Kiko-s thonë se ai nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe madje i është bindur urdhrave të Zidane:
“Trajneri i tha se Luca ishte i vetmi lojtar i ekipit që nuk kishte luajtur asnjë minutë për sezonin 2017/18 dhe kështu që do të luante ndaj Villarreal. Kiko e kuptoi dhe nuk kundërshtoi.”