Në vigjilje të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi, YouTube zbulon se çfarë përdoruesit kërkojnë më tepër në këtë platformë.
Gjatë vitit të kaluar, përdoruesit shpenzuan më shumë kohë duke parë video lidhur me ekipet e Amerikës Latine.
Duke parë kohën e shpenzuar në vitin 2017, YouTube zbuloi se pesë ekipet më të njohura kombëtare ishin Argjentina, Brazili, Peruja, Portugalia dhe Meksika.
Përveç kësaj, YouTube tha se videot që përmbanin futbollistët “yje”, përfshirë Lionel Messin, Neymar dhe Cristiano Ronaldo-n, kishin një rritje prej 80 përqind në kohën e shikimit në dallim nga viti i kaluar.
Ronaldo në mënyrë specifike ishte lojtari më i kërkuar i Kupës së Botës në SHBA dhe Angli bazuar në kohën përgjithshme të shikimit në vitin 2017.
Në përgjithësi, gjatë dy viteve të fundit, YouTube tha se shuma e kohës që njerëzit kanë kaluar duke riparë ndeshjet në platformën e saj është “më shumë se e dyfishuar”. Që nga Kupa e Botës e vitit 2014 e zhvilluar në Brazil, koha e shikimit për “highlights”-et e ndeshjeve të futbollit është rritur me nëntë herë, koha për të gjuajtjet dhe golat e futbollistëve lidhur dhe me cilësitë dhe driblimet është rritur deri në 50 përqind.