Xherdan Shaqiri: Nuk kam asgjë kundër serbëve, më intereson vetëm të luaj futboll

5 Qershor 2018, 19:23Sport TEMA

Goglat e vendosën Zvicrën e shqiptarëve në të njëjtin grup me Serbinë dhe janë të shumtë ata që mendojnë se ky takim në Botërorin rus do të shoqërohet me tensione.

Xherdan Shaqiri mundohet që të ulë tonet e ashpra.

Duke folur për mediat zvicerane, ai thotë se fati e ka vendosur Zvicrën në një prej grupeve më të forta të Botërorit, ndërsa për ndeshjen me Serbinë nuk sheh më shumë sesa futboll.

“Shumë mendojnë se do të ketë shumë politikë në këtë takim, për shkak të origjinës kosovare timen dhe të disa shokëve të tjerë të mi në ekip. Vërtet Serbia dhe Kosova luftuan, por ky është futboll dhe bëhet fjalë për një ndeshje futbolli, asgjë më shumë”, deklaroi ai.

Shaqiri flet edhe për përvojën në Premier League dhe gjendjen fizike. “Në Angli është një kampionat i lodhshëm dhe pa pushime dimërore. Ka qenë i lodhshëm edhe psikologjikisht, për shkak të luftës për mbijetesë”, deklaron lojtari i Stoke City.

1 komente në “Xherdan Shaqiri: Nuk kam asgjë kundër serbëve, më intereson vetëm të luaj futboll”

  1. Bekimi nga Peja says:

    Nga Gjilani janë të paktë ata që kanë diçka kundër shkaut, Drenica dhe Dukagjini është dashur të ju bashkohet Shqipërisë dhe zonat tjera Serbisë sepse ashtu dëshirojnë shumica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje