Agjenti i Yaya Toure parashikon “mallkimin afrikan” për Pep Guardiola-n

5 Qershor 2018, 22:09Sport TEMA

Dmitri Seluk, agjenti i Yaya Toure, ka parashikuar se një “mallkim afrikan” do ta ndalojë trajnerin e Manchester City-t Pep Guardiola për të fituar Champions League.

Deklaratat vijnë pas komenteve të ish-mesfushorit të City-t Yaya Toure, i cili është shprehur për France Football se Guardiola shpeshherë ka probleme me lojtarët afrikanë.

Shluk dhe Guardiola njihen si armiq prej vitesh tashmë, që kur lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte te Barcelona.

Të martën, Seluk është shprehur për Sport24 se Guardiola është një njeri i pavlerë përpara se të bënte parashikimin:

“Mënyra se si ai është sjellë kundrejt Toure, një legjendë e klubit, duke gjetur pretekste nga më të ndryshmet për të mos e aktivizuar… Ai ka vendosur gjithë Afrikën kundër tij shumë tifozë afrikanë i kanë kthyer shpinën City-t.

“Dhe jam i sigurt se shumë njerëz që merren me magji të zezë nuk do ta lejojnë Guardiola-n të fitojë Champions League në të ardhmen. Do të jetë si një mallkim afrikan për Guardiola-n.

“Koha do të tregojë nëse jam të drejtë apo jo.”

1 komente në “Agjenti i Yaya Toure parashikon “mallkimin afrikan” për Pep Guardiola-n”

  1. I.Hoti says:

    Perralla! Pse afrikanet pengojne fitimin e kupes europes! A europianet at te amerikes latine a azise! Guardiola eshte FITUES dhe skuadrat e tij luajne futboll te bukur . Kampionatin e veshtire fitoj me mbi 100 pike ,rekord. Pa Torre …Atehere pse gjykohet fituesi rekord??? Luhet futboll e jo politike nacionale a sociale-etnike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje