Një ndër protagonistët në mbijetesën e Teutës, padyshim që është kapiteni i durrsakëve, Arbër Çyrbja i cili shpesh herë ka arritur të bëjë më të mirën me skuadrën, duke i dhënë pikë të rëndësishme.
Në një prononcim për “Supersport”, Çyrbja ka folur në lidhje me sezonin që lamë pas, duke treguar edhe objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sa i përket të ardhmes, ai thotë se është një lojtar i Teutës, duke treguar edhe dëshirën e tij për të luajtur jashtë.
“E nisëm mirë kampionatin por nuk e di pse kishim disa ndeshje humbje dhe kjo bëri që të na binte morali. Nuk mund të them se ishte një sezon shumë i mirë por ishte mirë.
Trajneri? Begeja është i zonës dhe mbetet në stafin e Teutës dhe duke qenë se e njeh ambientin është aty gjithmonë kur ne kemi nevojë. Shkëmbi është një djalë i mirë por tani do e shohim si trajner.
Skuadra? Ka pasur shumë largime por presidenti do ta bëjë ekipin me lojtarë shqiptarë dhe do të synojmë 4 vendet e para për Europën.
E ardhmja? Është e vërtetë që më kërkojnë shumë ekipe por kemi vendosur që ai të bëjë çdo gjë për jashtë shtetit por nuk e di tani”, u shpreh Çyrbja.