Olsi Teqja nuk është më futbollist i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës.
Mbrojtësi 29-të vjeçar kishte kontratë njëvjeçare e cila skadoi me përfundimin e sezonit 2017/2018.
Pas bisedimeve me kryesinë është marrë vendimi se në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.
Shkëndija ka falenderuar Olsi Teqjën për kontributin e dhënë gjatë sezonit historik ku ekipi fitoi trofetë në kampionat dhe Kupë, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.