Mbyllja e një portali humoristik të PD-së alarmon Komisionin e Medias: Tallej veç me Ramën e jo me ne, ishte shumë i rëndësishëm për opozitën

6 Qershor 2018, 08:53Politika TEMA

Mbyllja e një portali të PD-së që ishte hapur ditët e fundit për të sulmuar qeverinë “Rama”, ka alarmuar Komisionin e Medias.

Deputetët demokratë thonë se ky portal prodhonte humor dhe u mbyll me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Portali rezultonte anonim dhe i pa regjistruar, duke binjakëzuar faqen zyrtare të qeverisë shqiptare, e cila ishte në strukturë dhe emër të ngjashëm, por me përmbajtje të ndryshme.

Faqja e mbyllur ka acaruar ligjvënësit në komision të cilët e quanin mjaft të rëndësishme për aksionin opozitar pasi drejtuesit anonimë sulmonin veç qeverinë.

Në seancë ishte thërritur për të dhënë sqarime edhe kreu i AKEP, Ilir Zela ku sipas demokratëve ai ka marrë urdhër nga Rama për të bllokuar fjalën e lirë.

Ndërkohë, mësohet se  portali nuk rezultonte i regjistruar në bazë të rregullores.

Ndërkohë, në bazë të regullores së publikuar nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike  parashtrohet se çfarë mund të sjellë mbylljen e aksesit të një faqeje me përmbajtje të paligjshme. Më poshtë neni 9 shkruan:

“1. Institucioni i autorizuar, i cili sipas legjislacionit ka për detyrë ose mund të kërkojë mbylljen e aksesit të një faqe Interneti me përmbajtje të paligjshme, përditëson në portal listën që përmban këto faqe dhe njëkohësisht publikon aktin e tij me anë të të cilit kërkon mbylljen e këtyre faqeve.

2. Mbyllja e aksesit të një faqeje me përmbajtje të paligjshme bëhet vetëm pasi institucioni i autorizuar, në zbatim të detyrimeve të ngarkuara nga ligji apo aktet nënligjore, ka identifikuar një faqe Interneti e cila për nga përmbajtja shkel rendin juridik.

3. Kjo rregullore nuk i mohon asnjë subjekti ofruesi të shërbimit të aksesit në Internet (ISP), të kundërshtojë në rrugë administrative apo gjyqësore aktin që vendos mbylljen e një faqeje Interneti”, nënvizohet në nen. (TemA)

4 komente në “Mbyllja e një portali humoristik të PD-së alarmon Komisionin e Medias: Tallej veç me Ramën e jo me ne, ishte shumë i rëndësishëm për opozitën”

  1. Rita says:

    Pse bini kaqe poshte jeni dhe deputetE kuptojme keto idiotizma i ben PD me krye te komisionit motra e vjollca vokshit qe ka lidhje me qytetin e Vlores populli ka kujes nuk haron

  2. H says:

    Rama dhe qeveria e drogs dhe noriegs të jape dorheqje .

  3. 123 says:

    Po portalet qe financohen nga Ruset e shqeteson opoziten?

  4. Franci says:

    Keto nuk paskan turp si familje .Vjollca u arratis me turp se doli kunder pjeses dermuese te popullit shqiptar pasi kur jepte lajmet ne TVSH sa here permendej emri i Sali Berishes kalonte ne orgazem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje