"Vettingu po ecën shumë mirë", Balla dhe Ahmetaj mesazh nga Elbasani: Pas pak ditësh presim lajmin pozitiv për Shqipërinë

9 Qershor 2018, 14:46Politika TEMA

Llogaridhënia publike e qeverisë u ndal në Njësinë Administrative Shirgjan, Bashkia Elbasan ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, zv. ministrin e Bujqësisë, Dhimo Kote dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjën një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.

Në fjalën e tij, Balla duke folur për reformën në drejtësi, tha se Vettingu po shkon në themelet e sistemit të vjetër të drejtësisë, për t’i shkulur nga themelet personat që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

“Një vit më parë këtu para jush, së bashku me Edi Ramën, u angazhuam për të çuar përpara Vettingun. Para një vit nuk e besonte kush që Prokurori i Përgjithshëm do të ishte subjekt i Vettingut dhe sot besoj e keni ndjekur që Vettingu po shkon në themelet e sistemit të vjetër të drejtësisë, për t’i shkulur nga themelet personat të cilët nuk e meritojnë, në asnjë moment të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, e për të ngritur kështu një drejtësi të re,  e cila të bazohet tërësisht në meritokraci profesionale, integritet dhe ku i jepet drejtësi atij që i takon, jo atij që paguan, – deklaroi Balla.

Duke folur për hapjen e negociatave, Balla tha: “Ne presim pas pak ditësh një lajm të mirë për Shqipërinë, siç është hapja e negociatave. Hapja e negociatave ishte e lidhur tërësisht me ecurinë e procesit të Vettingut dhe Vettingu po ecën shumë mirë”.

Ndërsa ministri Ahmetaj në fjalën e tij tha se, për herë të parë në Shqipëri ka ndryshuar mënyra e qeverisjes dhe qytetarët kanë akses direkt dhe konkret në vendimmarrje.

Llogaridhënia publike e qeverisë, vijoi edhe në Njësinë Administrative Polis, Bashkia Librazhd, ku banorët e tkësaj njësie shprehën problemet e hasura, një pjesë e të cilave gjetën zgjidhje të menjëhershme.

Sipas, Ballës, askush nuk e kishte menduar më parë se e gjithë qeveria do të shkonte në çdo cep të vendit, edhe nëse s’ka zgjedhje, por me synimin e vetëm për të qenë pranë qytetarëve për çdo problem që kanë.

7 komente në ““Vettingu po ecën shumë mirë”, Balla dhe Ahmetaj mesazh nga Elbasani: Pas pak ditësh presim lajmin pozitiv për Shqipërinë”

  1. Tr says:

    WETINGU SHUME K VONUAR ,ASGJE NUK PO SHKON MIRE .TURP PER POLITIKEN .

  2. Alb-Nakba says:

    Degjoheni me kujdes:”Presim lajm pozitiv per Shqiperine pas disa ditesh”…pasi vetingu po ecen me sukses…pasi reforma ne shqiperi eshte kryer, pasi institucionet jane te pavarura, pasi fatmiri dhe vellai i tij me ndihmen e audit te tahirit e aviona ne divjake kane eliminuar drogen dhe jo vetem ne lazarat.
    Pra, ky sharlatan me bindje e ndertin mendor fshatari, po i jep mend shqiptareve duke i mashtruar ata….

    1. Aleanca Shqup-lesheli says:

      Po just keep qene paerpara more hedepsez Vicidoli kur Saliu nuk lejonte policine as te hynte need republiken e Lazaratit?

  3. arian haxhillari says:

    Me vjen shume keq qe ky populli I elbasanit eshte katandisur deri ne kete fare feje. E po te vije nje cope katnar si ky Balla dhe te ulet me Sejdinin dhe te na tregoje per Vetingun, eshte tja japesh vetes ne Balle.

    Ik more legen se po e vdisni Elbasanin ma keq se metalurgjia e komunisteve. Po ka hajdut me te madh se sejdini?
    Po ske faj ti Balla sepse duhet tja kalosh Sejdinit shume here qe te kesh mundesine te ulesh me te perndryshe Lala ste jepte karrike.

  4. Zigur Qarri says:

    Vetingu po ecen mire???!Sistemin e korruptuar te drejtesise e ngriten politikanet,ndersa Vetingu zbatohet per gjygjtaret
    dhe prokuroret ne fillim,dhe jo per politikanet!Kjo eshte,sikur te gjykosh pistoleten ne fillim,dhe jo vrasesin qe e ka perdorur.
    “Polici në Fier vret veten, kolegët: Ishte në procesin e Vettingut”.Nese nje polic ka vrare veten per shkakte te trysnise qe
    shkakton procesi Vetingut,imagjino se çfar mund te ndodhi me politikanet.Por,politikanet e kan lene veten te fundit ne
    procesin e Vetingut,per te fituar koh qe ti fshehin pislleqet.Nderkoh,gjygjtaret dhe prokuroret e korruptuar ,qe do te
    zevendesohen me militantet e “rilindjes”,do ti japin sprucon e fundit”pafajsise” se banditeve me pusht-tet,qe jan
    shkaktaret kryesore per tragjedine shqiptare ne kohen e shkerdhatokracise.Rrofte vetingu,qe nuk zbatohet per
    kryehajdutet.

  5. veri says:

    as e qerroni kete Ballen se nuk mundemi ta shohim me ..?! Me ke flet ai me kete gjuhe qe as kalamajve nuk ju shkon ..! Duam shtet serioz me njerez serioze , tu kete lezet llafi qe mbeshtetet ne vepra ..!

  6. Kola says:

    Vetingu po ecen per faqe te zeze dhe peshqit po e cajne rrjeten. s’kane mbetur asw cironka e jo me peshq te medhenj. Por e verteta qe duhet te pranojme eshte: Talleni bythen edhe ju, derisa populli mbeti ne kete dileme te madhe, qe te zgjedhe mes vrasesve dhe genjeshtareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje