Mediat serbe: Trump tërheq ushtrinë amerikane nga Nigeria, e zhvendos në Kosovë dhe vende të tjera

10 Qershor 2018, 10:01Bota TEMA

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të premten i ka dërguar një letër Kongresit Amerikan, duke dhënë hollësi se në cilat vende janë të pranishme trupat amerikane, të cilët siç thuhet “po luftojnë në një luftë globale kundër terrorizmit”.

Sipas kësaj letre, ushtarët amerikanë do të tërhiqen nga Nigeria dhe do të transferohen në disa vende të tjera ku është e pranishme ushtria amerikane, ndër to edhe në Kosovë.

“Operacionet aktuale të kryera nga Shtetet e Bashkuara me ndihmën e shumë partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të suksesshme, para së gjithash në Irak dhe Siri.

Nëse do të jetë e nevojshme, si përgjigje ndaj kërcënimeve terroriste, do të miratojmë masa shtesë për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump, përcjell Telegrafi.

Siç transmeton televizioni serb “BkTv”, në letrën e presidentit Trump, përveç Kosovës, si vende ku do të tjera ku mund të zhvendosen trupat amerikane nga Nigeria, përmenden edhe Afganistani, Iraku, Siria, Gadishulli Arabik, Jordania, Libia, Kameruni, Çadi, Nigeria, Filipinet, Egjipti, Guantanamo.

Nuk është përmendur numri i saktë i ushtarëve amerikanë në Kosovë, por vlerësohet se aktualisht janë rreth 690.

2 komente në “Mediat serbe: Trump tërheq ushtrinë amerikane nga Nigeria, e zhvendos në Kosovë dhe vende të tjera”

  1. ELIOT says:

    JA FUSIN PORDHES SERBET …..KU I PANE KETO LAJME … U MBLODHEN PER TAKSA NE DOGANA QE PAGUAJNE EUROPA ..DONALD TRUMP DO TE BEJE EUROPIANE TE PAGUAJNE ME SHUME …DHE EUROPA MBRON BIFTEKUN E VET ….DHE SERBET FLASIN PER KOSOVEN …. KANE LAJTUR MENCH …..SKA TERRORISTA NE KOSOVE KA VETEM NJEREZ TE NDERSHEM JO KRIMINELA SI NE SERBI ..MERCI

  2. says:

    Duhet të ishte goditur Serbia në 1999 deri sa të shpartallohej pasi sërish u zgjua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje