Gavazaj drejt Belgjikës, tre klube në garë

11 Qershor 2018, 15:45Sport TEMA

Sido që të shkojë çështja me vendimin e KAS për Skënderbeun, Enis Gavazaj nuk do të jetë pjesë e ekipit korçar në sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i cili iu bashkua kampionëve duke ardhur nga kampionati belg, duket se do të kthehet para shtatorit përsëri atje, pasi janë tre klube që interesohen për shërbimet e tij dhe së shpejti do të mësohet se ku do të përfundojë futbollisti.

Mendohej se Gavazaj do të shkonte në Austri apo në Kroaci, ku së fundmi kishte pasur kontakte me disa klube.

Por sipas informacioneve në Belgjikë, tre janë klubet në këtë kampionat të cilat janë të interesuara për futbollistin i cili më parë kaq luajtur me Gent dhe Roselar.

Tashmë klubet e interesuara për shërbimet e tij janë Ostende (ku tashmë është pjesë edhe Guri), Sharlërua, si dhe një klub tjetër po nga ky kampionat, emri i të cilit nuk është mësuar ende.

Negociatat vazhdojnë, pro nuk është çudi që në ditët në vazhdim, edhe Gavazaj të shfaqet në një nga skuadrat belge duke kryer vizitat mjekësore për të vazhduar atje karrierën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje